Një 40-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Greqi, pasi u qëllua me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi në një apartament në rrugën “Agia Paraskevi”.
Sipas atyre që kanë raportuar fqinjët, gruaja ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj pas një sherri për motive familjare.
Nga raportimet e para është bërë me dije se debati ka degjeneruar në nxjerrjen e armës së zjarrit nga ky i fundit dhe ka shtirë mbi të.
Shqiptarja ka dalë nga apartamenti e gjakosur për të kërkuar ndihmë por më pas ka rënë pa ndienja dhe është transportuar për në spitalin “Tzaneio” të Pireut, Greqi, ku dhe ka ndërruar jetë.
Bashkëshorti është shpallur në kërkim nga policia vendase.
Një version tjetër i mediave vendase që po qarkullon është se shqiptarja është qëlluar në kokë nga dy burra të armatosur në rrugën “St. Parask”, në praninë e disa kalimtarëve.
Ngjarja ende nuk është zbardhur plotësisht nga policia greke.