osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plazhet e jugut, me rrugë më të shkurtra vitin e ardhshëm

Plazhet e jugut, me rrugë më të shkurtra vitin e ardhshëm

Punimet për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës janë intensive, të favorizuara edhe nga moti i mirë.

Saga e gjatë 8 vjeçare për hapjen e 29 kilometrave të këtij aksi që lidh rrugën Levan-Vlorë me Orikumin, mbaron vitin e ardhshëm, përpara nisjes së sezonit turistik.

Autoritetet shqiptare presin që fundi i punimeve të jetë në Mars. Drejtori i kantierit të By Pass-it Ilir Lamaj, nuk e përjashton, por siguron se rruga është gati në nisje të verës edhe nëse do të ketë ngjarje të paparashikuara.

“Ta kapim në kohë afatin kontraktual të punimeve, kështu që sezoni i ardhshëm turistik do të jetë i çlirshëm dhe By Pass do të jetë në funksion”.

Aksi është i rëndësishëm jo vetëm për t’i dhënë një hov zhvillimit të turizmit në pjesën e jugut të vendit, ku koha për të arritur në qafën e Llogarasë shkurtohet ndjeshëm, por edhe për të eiminuar trafikun që krijohet në qytetin e Vlorës.

Në kilometrin e 7-të, rruga do të lidhet dhe me pjesën e segmentit të Bregut të Lumit i cili lidh By Passin me fshatrat turistikë pas Llogarasë:

“Duke filluar nga këtu ku jemi, KM 7, rrethrrotullimi i cili i jep akses gjithë zonës duke përfshirë dhe rrugë e Bregut të Lumit”.

“Ka impakt të madh për ne, na shkurton distancat dhe na hap rrugë për tregti e turizëm.”

Kompania që po kryen punimet ka shtruar 11 kilometra me asfalt e po punon për shtrimin e 5 kilometrave të tjerë të cilat janë gati në fund të muajit.

Puna më e vështirë është ajo e ndërtimit të 5 urave, të cilat konsiderohen vepra arti. Ura 1 dhe 5 kanë përfunduar, ndërsa dy të tjera pritet të jenë gati në gjysmën e parë të janarit:

“Është në fazë punimi ura 3 dhe ura 4, në fazën e pilave dhe themeleve”.

95% e gjurmës së rrugës është hapur, ndërsa janë kryer mbi 50% të punimeve të rrugës. E gjithë vepra kushton 35.8 milionë euro, ku një pjesë është grant i Bashkimit Europian dhe shumica e fondit kredi e butë nga BERZH.

Punimet në këtë rrugë nisën në 2012-n, por problemet që pati kompania Serenissima e cila u kontraktua fillimisht për ndërtimin e segmentit, bënë që autoritetet të ritenderonin dhe njëherë projektin. Punimet nisën sërish në fund të vitit 2018.