Finalja e Champions League pritet të jetë spektakolare, ndërsa protagonist në kryeqytetin ukrainas Kiev ku do të luhet ndeshja nuk janë vetëm Reali i Madridit dhe Liverpuli, apo dhe tifozeritë e tyre, por edhe rusët, ku grupet ultrase kanë nisur që mbrëmjen e së enjtes të sulmojnë tifozerinë angleze me c’të mundin.
Në fakt, janë të shumtë tifozët e Liverpulit dhe Realit që tashmë ndodhen në Kiev, ku nesër luhet finalja e Championsit. Por gjendja ka nisur të acarohet. Sipas “Interfax Ucraina” dhe spanjolles “Marca”, dje në mbrëmje, një grup ultrasish me origjinë ruse, kanë sulmuar tifozët e anglezë në një restorant në qendër të qytetit
Agresorët, rreth 20 persona, kanë hedhur tavolina dhe karrige, duke plagosur disa vizitorë. Dy prej tyre dhe një tifoz i Liverpulit, janë arrestuar. Një klimë që kthen në memorie përleshjet e gjysmëfinales mes Liverpulit dhe Romës, ku para stadiumi u sulmua barbarisht Shok Koks, tifozi anglez që ndodhet ende në gjendje të rëndë në spital. Në të vërtetë edhe tifozët e Liverpulit nuk qëndrojnë pas kur është fjala për përleshje, kështu që mbrëmja finale e Champions do të dhurojë spektakël nnë fushë, në stadium dhe jashtë tij.