osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Plas tek “Ligjet”! Xhafaj sulmon organet e vetingut dhe i akuzon për dështim: Raportin e KLP e cilëson letër “Bakalli”

Plas tek “Ligjet”! Xhafaj sulmon organet e vetingut dhe i akuzon për dështim: Raportin e KLP e cilëson letër “Bakalli”

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve dje është zhvilluar me debate të forta. Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj foli në Komisionin e Ligjeve për drejtësinë e re dhe institucionet e saj, ndërsa shfaqi rezerva dhe kritika në adresë të tyre.

Xhafaj deklaroi, se disa institucione të drejtësisë së re nuk e kanë arritur pritshmërinë e publikut për përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe transparencë, duke përmendur këtu Këshillin e Lartë të Prokurorisë.“Mendoj që është një seancë dëgjimore shumë e rëndësishme për shkak se këtu janë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Do mjaftonte kaq për ta bërë peshë të rëndë këtë diskutim. Reforma ka hyrë në një proces delikat të zbatimit të saj. Nga zbatimi i saj varen shumë gjëra në këtë vend. Drejtësi e re do të thotë Kushtetutë dhe ligje të reja.

Përgjegjshmëri, llogaridhënie, transparencë që i kanë munguar sistemin. Të gjithë shpresojnë që drejtësia e re ta bëjë këtë gjë. Disa prej këtyre institucioneve kryesisht KLP nuk e ka arritur.

Nuk ndihem mirë që e artikuloj sot këtë gjë. Por dua të jem i drejtë. Nuk kam më arsye ta mbaj koston përpara publikut. Nuk ka pse ta mbajë shoqëria këtë gjë. Duhet që ta mbani ju”, tha ai.

Xhafaj raportin e KLP e cilëson letër “Bakalli”

Kujtojmë se zoti Xhafa, ka qenë edhe kundër zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut, sikundër janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerët Publik. Më tej gjatë fjalës së tij, deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi edhe ankesat e tij për raportin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë Komisionit, Xhafaj u shpreh se ky raport nuk është i denjë që të paraqitet në Kuvend. Po ashtu, ai nënvizoi se në raport ka disa fragmente që lidhen me miratime që tashmë janë kryer, duke marrë shembullin e zgjatjes së afateve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.“Unë kam takuar 30 prokurorë, avokatë që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë.

Nuk i takoj, për shkak të bindjes time të brendshme, për sa kohë janë duke ushtruar këtë funksion. Nëse lexon sot raportin e Këshillit, bie dakord me kryetaren, ky raport që duhet t’i paraqitet Kuvendit nuk është për në Kuvend.

Nuk ka lidhje me detyrimet e parashikuara në ligj, ka gjëra që të bëjnë të çuditesh, flitet që Kuvendit po miraton zgjatjen e afateve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, më falni po ka vdekur shoku Maocedun, ka vite që është miratuar kjo, s’mund të vijë Këshilli me këtë. Dje bëmë debat të mirë, ju nuk keni, s’arrij dot ta kuptoj”, u shpreh ai.

Deputeti komenton pagat e organeve të vetingut

Ndërkohë deputeti socialist, Fatmir Xhafaj deklaroi se anëtarët e këtij këshilli janë anëtarë me kohë të plotë dhe paguhen si asnjëherë më parë në këto 30 vite. Ai ngriti pyetjen lidhur me pavarësinë e prokurorëve.

“Këshilli është institucion kyç. Janë anëtarë me kohë të plotë. Paguheni si asnjëherë në këto 30 vite. 3 mijë çështje në një vit. Të gjitha këto janë paratë e shqiptarëve, Ne thjesht bëjmë shpërndarjen. Ata kanë të drejtën të na kërkojnë llogari.

Duhet t’ju kërkojnë ju llogari përmes nesh. Balla që është këtu nuk është anëtar i thjesht. Ka qenë zv/kryetar i këshillit. Është përgjegjësi. Nuk është privilegj. A veprojnë prokurorët si të pavarur? A e ndihmojmë ne këtë proces? A bëheni ne barrikadë për ta influencuar”, nënvizoi Xhafaj.