Dështon plotësimi i Gjykatës Kushtuese sa i takon anëtarit të shtatë që i përket Gjykatës së Lartë. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë ka publikuar listën kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. Mes kandidatëve që janë në garë janë Alket Jaupi, Ervin Karamuço dhe Sandër Beci, teksa njëri prej 3 kandidatëve do të zgjidhet si anëtarë i Gjykatës Kushtetuese pas shkarkimit të Fatmir Hoxhës.
Por gazeta ka mësuar se kandidat që do të katapultohet si anëtar i Kushtetuese, duke zënë kështu vendin e lënë bosh nga ish-gjyqtari Hoxha është paracaktuar. Sipas informacioneve, më 15 Mars 2022 do të bëhet votimi për anëtar të Gjykatës Kushtuese në Gjykatën e Lartë për vendin vakant të Fatmir Hoxhës. Mirëpo mësohet se ka të dhëna të besueshme konfidenciale se kandidatura që do fitojë është paracaktuar dhe se do të zgjidhet për shkak të premtimeve të dhëna paraprakisht.
Kështu që në këto kushte dhe sikundër pohuan të njëjtat burime, mësohet se Ervin Karamuço ka dhënë dorëheqjen nga gara dhe është në pritje edhe dorëheqja e Sandër Becit. Por nga këto dy zhvillime pritet bllokimi i votimit dhe rishpallja e këtij vendi vakant. Pra, kjo do të thotë se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarin e shtatë pritet të mos ndodhe të paktën për momenti, për shkak të këtij skandali.
Anëtari i shtatët i Kushtetueses
Gjykata Kushtetuese pritet që të plotësohet me 7 anëtarë. Kjo e fundit ka 6 anëtarë me mandat të plotë, ndërsa do të jetë Gjykata e Lartë, ajo e cila do të mblidhet gjatë këtij muaji për të zgjedhur anëtarin e 7 të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ky i fundit do të zëvendësojë vakancën e mbetur në Kushtetuese pas shkarkimit të Fatmir Hoxhës.
Në një njoftim të bërë dje, Gjykata e Lartë ka publikuar listën e 5 emrave që do të jenë kandidatë për tu zgjedhur anëtarë të Kushtueses, të cilët janë: Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi dhe Sandër Beci.“Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125 pika 1 të Kushtetutës si dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 31.01.2022 ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj.Vitore Tusha.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë: Brunilda Kadi, Elsa Miha, Holta Zaçaj, Juliana Latifi, Sandër Beci. Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit Nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftim e Gjykatës së Lartë.
Ja kush është profesori i Drejtësisë Ervin Karamuço
Pedagogu Ervin Karamuço është pranuar si kandidat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese., ndërkohë që mësohet se ai është tërhequr nga gara, për shkak se është paracaktuar nga Gjykata e Lartë se kush do të jetë emri që do të zëvendësojë vakancën e lënë bosh nga Fatmir Hoxha në Kushtetuese.
Po kush është profesor Ervin Karamuço? Ky i fundit ka përfunduar në Vitin 2000 studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare Master dhe Doktoraturë pranë Institutin të Studimeve Evropiane, ku ka mbrojtur temat shkencore në fushat e krimit të organizuar dhe të drejtave të njeriut, në kuadër të çështjeve të integrimit evropian.
Në vitin 2016 ka fituar titullin Profesor i Asociuar. Karamuço ka një eksperiencë të gjatë si funksionar i lartë shtetëror pranë Avokatit të Popullit, duke mbajtur funksione si Zv. Komisioner, Drejtor Kabineti dhe Drejtues i Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës.
Për rezultatet e larta në punën e tij, të vlerësuara edhe nga organizatat ndërkombëtare, në zbulimin, hetimin dhe parandalimin e rasteve të torturës në burgje dhe polici, si dhe për kontributin ndërkombëtar në luftën kundër trafikimit të paligjshëm te emigranteve dhe familjeve të tyre, është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, si dhe është shpallur “Qytetar Nderi” i Shtetit te Zakatekas në Meksikë.
Profesor Karamuço është aktivist i shoqërisë civile për çështje Kushtetuese dhe të Drejtësisë Penale. Ai ka qenë i angazhuar si Këshilltar i Presidentit të Republikës për çështjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe Këshilltar pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit për çështje të korrupsionit dhe performancës së administratës publike. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e Drejtuesit të Njësisë Kombëtare kundër Korrupsionit në Shqipëri, të ngritur nga Transparency International me seli në Berlin Gjermani.