Sipërfaqet e plazhit janë kthyer në një ‘mollë sherri’ mes biznesmenëve në bregdetin e Shqipërisë. Mësohet se një konflikt mes dy famljeve për shfrytëzimin e plazhit ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin të Lezhës.
Mediat kanë raportuar se ku konflikt ka nisur për një sipërfaqe 900 m2 në bregdet. Njëri prej pronarëve, Gëzim Bushati ka denoncuar problemin në media dhe ka thënë se e ka shfrytëzuar plazhin për 5 vite.
Gruaja e tij, Kostanca Bushati tha se një pjesë toke e ka pasur me letra false pa dijeninë e tyre, por kanë lejuar që shteti ta shembi, mirëpo s’mund të lejojë që një tjetër ta shfrytëzojë atë pjesë me po ato letra false.
“Kemi mbi 10 vjet që e kemi blerë këtë tokë kemi pasur një biznes të vogël në bregdet dhe policia na e shembi, kemi rënë dakord me këtë gjë. Kemi pasur një certifikatë pronësie false, pa dijeninë tonë. Ata që e kanë lëshuar janë në burg.
Tani të njejtin dokument e ka familja Ndoka e cila do që të shfrytëzojë gjithë hapësirën e rërës. Por ajo është pjesë që na takon ne ta shfrytëzojmë. Jo David Ndoka. E shoqja e tij erdhi dhe largoi të gjithë banorët”, tha ai.
Nga ana tjetër bashkëshorti i saj ka bërë me dije se ka paguar taksa në Bashki për pjesën e shfrytëzuar, madje për problemin ka njoftuar Ardi Veliu dhe kryeministrin Edi Rama. Ai shtoi se nëse instancat nuki ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit, gjendja mund të përfundojë njëjtë si në Velipojë pak javë më parë.
“5 vite më parë e kemi shfrytëzuar tokën. Kemi paguar taksat në bashki rregullisht para 5 vitesh një njeri me pushtet zaptoi 12 mijë m2 tokë. Por tani prej 5 vitesh nuk mund ta ushtroj aktivitetin me burrin tim që e ka ndërtuar vetë këtë objekt vite më parë. I kemi dërguar letër Ardi Veliut dhe Edi Ramës.
Kam aplikuar në e-albania që në maj dhe nuk ka përgjigje. Nëse nuk ndërhyhet do të bëhet më keq se sa në Velipojë. Për këtë çështje më kanë plagosur para 3 vitesh.
Por në lidhje me këtë ngjarje dhe konflikt ka reaguar edhe familja Ndoka e cila ka deklaruar se është e rregullt me dokumentet.
Kemi aplikuar në qershor për plazhin. Kam qenë e rregullt me shtetin me dokumentet. Nesër do vendos zhezlongët në tokën që më takon se e paguaj tokën me qira te pronari jam në rregull”, tha ai për “FaxNews”.