Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu, sërish është bërë pjesë e një ngjarje banale.
Duket se këtë të fundit e kanë lëshuar sërish nervat duke sulmuar gjyqtarin tifoz të Luftëtarit gjatë kohës kur luhej ndeshja Kamza-Luftëtari.
Pa filluar mirë takimi, në tribunën VIP ka ardhur kryebashkiaku i Kamzës i shoqëruar nga presidenti i klubit, Naim Qarri. Ai i ka kërkuar llogari se “pse ka ardhur në stadium, pse e shikon dhe pyetje të tjera”
Dyshja ka nisur menjëherë të konfliktohet. Dëshmitarët tregojnë se Mziu u afrua për ta goditur fizikisht gjyqtarin por u pengua nga forcat e policisë.
Hera e fundit që Mziu është bërë pjesë e një sherri ka qenë momenti kur rrahu barbarisht deputetin Gent Strazimiri brenda selisë së PD-së. /Tema