Me anë të një postimi në rrjetin social, zv.kryeministri Erion Braçe ironizon kreun e PD Lulzim Basha, pas fotos që publikoi dje bashkëshortja e këtij të fundit, teksa i lexonte një libër vajzës.
“Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri”, shkruan Braçe, ndërsa thotë se Basha ka zgjedhur një libër të lehtë me figura, se të ishte më i vështirë do e merrte gjumi para vajzës së tij.
“Plasi rrjeti;
Pse po lexon librin ariu masha me figura e pak tekst ne kete moshe?!
Ej, nuk po lexon femija, por ky i rrituri!
Mos i kerkoni ketij te lexoj libra me te veshtire, e keni kot;
Nese do ishte nje liber me i veshtire, pra pa figura, do zinte ate gjumi para femijes”, shkruan Braçe.