osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas në Prokurori: Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun (Video)

Plas në Prokurori: Besim Hajdarmataj paralajmëron Arta Markun (Video)

Prokuroria, institucioni i cili është i thirrur për të luftuar k.rimin dhe korrupsionin është shndërruar në një fushë beteje brenda llojit.

Lufta me Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku dhe ish kreut të Prokurorisë për K.rime të Rënda Besim Hajdarmataj, sa vjen dhe bëhet më e ashpër.

Nga zyrat e Prokurorisë ajo është zhvendosur tashmë dhe me deklarata në distancë në media.

Gjatë analizës një vjeçare të Prokurorisë së K.rimeve të Rënda u raportua për një debat të ashpër mes dyshes Marku-Hajdarmatajn në lidhje me dosjen numër 339.

Ish-drejtuesi i K.rimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, mësohet se i është drejtuar Markut, duke i thënë se dosjen me numër 339 e ka pasur ai në hetim, por me vendim të saj, i është hequr kjo çështje për ta hetuar.

Duket se Markut ende nuk i ka kaluar inati i debatit dhe para pak ditësh në emisionin Open, ajo bëri Hajdarmatajn përgjegjës për bllokimin e dosjes 339.

“Unë kam kërkuar informacion për të dyja këto dosje (339 dhe 339/1) që ju përmendet, se si qëndron e vërtat për to, kur kanë filluar, pse nuk përfudojnë. Dhe kam marrë informacion që këto dosje janë mbajtur për një kohë të gjatë vetëm me veprimin hetimor të përgjimit.

Pra, janë bërë përgjime bisedash pa fund dhe asnjëra prej tyre nuk është zbardhur në letër.

Në momentin që prokurori që kishte këto çështje u caktua përkohësisht në një prokurori tjetër, që ishte komplet një rastësi, dorëzoi dosjet dhe prokurorët që i morën konstatuan se kishte një numër shumë të madh disqesh që ishin të patranskriptuara.

Vetëm për dosjen 339 kishte rreth 700 disqe regjistrimi (CD) të patrasnkriptuara”, ka thënë Marku.

Sipas saj në këto rrethana, nga drejtuesja e Porkurorisë për K.rime të Rënda Donika Prela, janë marrë që të gjithë oficerët e policisë gjyqësore të k.rimeve të rënda të jenë në dispozicion të këtyre dy çështjeve.

E pyetur nëse prokurori i çështjes, që në fakt është Besim Hajdarmataj, i ka zvarritur qëllimshëm hetimet, Marku ka thënë:

“Unë mendoj se kjo dosje nuk është lënë të zvarritet krejt rastësisht. Ky është një mendim i imi që lidhet me disa fakte që janë konstatuar.

Mendoj se është mbajtur qëllimisht, pasi nuk ka pasur asnjë veprim tjetër të kryer përveç përgjimeve. Nuk janë shoqëruar përgjimet me veprim në kohë reale, me vëzhgime.

Ka lloj-lloj metodash nëse do ta hetosh një dosje dhe të kesh sukses. Prokurori ka qenë i ndikuar politikisht apo me ndonjë ndikim të një natyre tjetër nuk di që ta them”, është shprehur Marku.

CNA.al ka komunikuar me prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili ka paralajmëruar se së shpejti do të dalë me një reagim për këto akuza të Markut.

“Nëse i bie që unë i kisha zvarritur, i mbaja në sirtar, çfarë mungon sot për ti hetuar këto çështje. Këto janë çështje që duan një vullnet goxha të fortë, sepse nuk janë çështje dosido.

Gjithsesi do e kem një reagim pasi të shoh me vëmendje. Vetëm diçka nuk do ta lejoj që të hidhet baltë mbi karrierën time profesionale, mbi personin tim unë nuk do të lejoj me çdo lloj kostoje nuk më intereson fare”, ka thënë prerazi Hajdarmataj./CNA