osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas në opozitë, PD dhe LSI drejt divorcit final: Aleatët kusht Bashës të refuzojë Kryemadhin për të dalë me listë të përbashkët

Plas në opozitë, PD dhe LSI drejt divorcit final: Aleatët kusht Bashës të refuzojë Kryemadhin për të dalë me listë të përbashkët

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit, hyrja në fuqi e Kodit të ri Zgjedhor dhe mungesa e një vendimi se si do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duket se ka trazuar ujërat brenda opozitës joparlamentare.

Gazeta e ka deklaruar se opozita nuk e ka vendosur ende se si do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që baza demokrate nuk dëshiron që të fusë në listë të përbashkët me Partinë Demokratike, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por duket se një gjë të tillë e mbështesin edhe aleatët tradicionalë të PD, të cilët i kanë vënë kusht kryedemokratit Lulzim Basha që të refuzojë Kryemadhin për të dalë me listë të përbashkët me Partinë Demokratike.

Aleatët kusht Bashës të refuzojë Kryemadhin

Sinjalin e ka dhënë ditën e djeshme kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për mediat theksoi dje se në zgjedhjet e 25 prillit, do të ishte mirë që opozita të kishte një listë dypalëshe, ku sipas tij, LSI me aleatët e vet, pra ata që janë më afër të majtës të dalin më vete dhe PD-ja me të djathtët e vet me një listë tjetër.

“Andej është Rama, këndej janë të gjithë bashkë dhe nuk do shikoja gjë të keqe. Por në rastin konkret për arsye taktike, meqë këtu ka pretendime shumëpalëshe, unë do të pranoja dhe një listë dypalëshe. LSI me aleatët e vet, ata që janë më afër të majtës dhe PD-ja me të djathtën e vet me një listë tjetër, por gjithsesi brenda një harku të madh opozitar me një marrëveshje të madhe politike parazgjedhore dhe paszgjedhore, që do hyjë bashkë kundër qeverisë së rilindjes dhe do dalë bashkë për të bërë qeverinë e re që do të bëjë përmbysjen në Shqipëri”, deklaroi ai.

PD dhe LSI drejt divorcit final

Por fakti që aleatët tradicionalë po i vendosin si kusht kryedemokratit Lulzim Basha që të refuzojë Kryemadhin për të dalë me listë të përbashkët sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, duket se po çon Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim drejt divorcit final. Kjo pasi shikimi i LSI-së si rivale nga ana e aleatëve tradicionalë të PD dhe kërkesë që ajo të dalë në listë më vete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se e nxjerr jashtë loje partinë e Kryemadhit, e cila është më e dëmtuara nga Kodi i ri Zgjedhor e në veçanti nga heqja e koalicioneve.

Ndërkohë që sikur të mos mjaftonin këto presione të aleatëve sikundër është reagimi i djeshëm i zotit Shehi, Lëvizjen Socialistë për Integrim duket se nuk e do edhe vetë zoti Basha në koalicion, pra në listë të përbashkët pasi gjithmonë i është shmangur kësaj pyetje, ndërsa ajo që i vë kapak është edhe baza demokrate, e cila sipas burimeve të gazetës nuk e duan LSI-në në koalicion, pasi nuk ia kanë besën si parti dhe se për ta ajo është një parti interesash që shkon nga fryn era.

Nga ana tjetër, në lidhje me heqjen e koalicioneve parazgjedhore, Shehi tha se kjo u bë nga Rama për të marrë pushtet për të fituar 3-4 deputetë të cilët nga skema, nga taktikat elektorale, nga ky ligj që është sot i përfiton ai. “Ky ligj është i gabuar dhe mua më vjen keq që ne si opozitë nuk ishim të zotët të shtymë deri në fund për ta rindërtuar ligjin. Një ligj të mirë jo vetëm për opozitën, por për të gjithë shqiptarët, dhe praktikisht po hyjmë në zgjedhje me një ligj, pak a shumë si i vjetri.

Sigurisht kemi marrë disa garanci më tepër për numërimin e votave, ruajtjen e votave por produkti është i cunguar”, u shpreh ai. Ndërkohë në lidhje me aleancat e LZHK-së, Shehi theksoi se partia që është me afër pozicionit të saj është Partia Demokratike. “Ne përbëjmë krahun më të djathtë të kësaj opozite dhe këto tema, si të përndjekurit dhe pronarët janë tema të rëndësishme për ne sepse ky është tabani ku ne mbështetemi. Nuk janë vetëm këto, sepse do ishte reduktive të themi se e djathta shqiptare është thjesht për pronat dhe të përndjekurit.

Ne jemi në radhë të parë për shtetin shqiptar, që ka 30 vite që tenton me vetveten dhe nuk u bë kurrë shtet si duhet të jetë. Shtet do të thotë, institucione të pavarura, institucione të forta, institucione që qëndrojnë përballë njëri-tjetrit, jo të jetë kjo rrumpallë që është sot”, nënvizoi Shehi./Rigels Seliman