osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plas konflikti mes organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve! ONM kritika SPAK për hetimet ndaj Luan Dacit: KLP “revoltohet” me Jacobs

Plas konflikti mes organeve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve! ONM kritika SPAK për hetimet ndaj Luan Dacit: KLP “revoltohet” me Jacobs

Shpërthejnë përplasjet mes institucioneve të reja të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë rritur ndjeshëm monitorimin mbi zbatimin e reformës në drejtësi dhe nuk kanë munguar edhe kritikat sidomos në adresë të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ka qenë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs, i cili teksa u përfshi në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, akuzoi SPAK për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj Kryeziut dhe dy kolegëve të tij gjyqtarë, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota.

Zoti Jacobs, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe replikat e ashpra me subjektet, e bëri të qartë që “nuk i kishte pëlqyer” vendimi i SPAK, ndërsa theksoi se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj dhe sipas tij kjo është kohë e shkurtër për këto raste, ndërsa shtoi se ishte mbyllur nga prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK.

Madje, Jacobs po ashtu e akuzoi në tërësi SPAK dhe Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë edhe për vendimmarrjen në çështjen ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duke thënë se prokurorë dhe gjykatës “që nuk duhej të ishin aty”, ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale. Kujtojmë që, Daci u pezullua nga detyra prej Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit me kërkesë të SPAK për akuzën e falsifikimit. Ndërkohë Apeli i Gjykatës së Posaçme e rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, ndërsa tha se në çështje nuk kishte vepër penale.

KLP “revoltohet” me Jacobs

Por kritikat e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj SPAK kanë sjellë edhe reagimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky i fundit ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës, ndërsa në rendin e ditës ka shtuar me konsensusin edhe diskutimin për nevojën e një qëndrimi publik nga ana e Këshillit lidhur me deklaratën e përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs në seancën dëgjimore të subjektit të rivlerësimit, z. Selim Kryeziu, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në procesverbalin e siguruar nga gazeta, duket qartë që KLP është “revoltuar” me zotin Jacobs. “Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me vëmendje reagimin e përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs në një debat me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Shkodër, Selim Kryeziu gjatë seancës dëgjimore të këtij të fundit të enjten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimi, ku ngriti akuza ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për pushimin e shpejtë të çështjes ndaj gjyqtarit dhe dy kolegëve të tij, ndërsa la të kuptohej se hetimet nuk kishin qenë të plota, se çështja ishte e hetuar në vetëm 6 muaj, sipas tij kohë e shkurtër për këto raste dhe shtoi se ishte mbyllur nga “prokurorë që nuk duhej të ishin në SPAK”.

Gjatë seancës plenare, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur se në ditët në vijim do të mbajë një qëndrim publik lidhur me reagimin e zotit Jacobs”, thuhet në njoftimin e KLP. Pra, duket qartë që kemi një shpërthim konflikti mes organeve të drejtësisë në Shqipëri dhe ndërkombëtarëve.