Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, së fundi është komentuar në mediat serbe.
Kjo pasi ajo publikoi para dy ditësh këngën me titull “Komandat”, teksti i së cilës i është dedikuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatës Speciale në Hagë.
Kënga e artistes nga Drenica, u bë virale dhe u komentua mjaft ashpër nga mediat serbe të cilat e quajtën skandal.
“Skandal: Këngëtarja shqiptare vendos një kapelë me shenjën UÇK dhe këndon për nder të terroristëve”, ishte një prej titujve që përmbante një portal.
Ndaj këtyre lajmeve ka reaguar edhe vet këngëtarja së fundi në InstaStory.
“Skandal jo por krenari, terrorista jo por çlirimtar”, i ka reaguar Leonora Jakupi medias serbe.