Mbrëmjen e djeshme në emisionin”360 Gradë” gazetarja Sonil Meço dhe aktori Laert Vasili kanë ashpërsuar tonet mes njëri-tjetrit.
Në debat e sipër Vasili i ka thënë Meços që të largohet nga emisioni i saj “Tempora”, gjë e cila nuk është pritur mirë nga gazetarja.
Ndërkohë Meço i ka kërkuar Zhejit të largojë Vasilin.
Pjesa nga debati:
Vasili: Largohu ti nga emisoni yt ‘Tempora’, dil në rrugë dhe protesto
Meço: Po s’ka lidhje…Laert nuk po them këtë.
Vasili: Përgjigju kësaj që them unë. Ti largohesh nga emisioni yt.
Meço: Zheji të lutem, qetësoje aktorin unë nuk jam e mirë në aktrim
Zheji: Jo nuk është aktor është polemist ka argumente ai…
Meço: Është zhurmues
Zheji: Jo zhurmues jo…
Vasili: Ti i këkon llogari atij që hyri, zotin Murrizi e ke në krah nuk mund ti kërkosh llogari pse hyri.
Meço: Atij personi që të shkruajti në celular dhe të tha acaroje Sonilën unë të them Sonila ka logjikën.
Vasili: Mua në celular më shkruan xhaxhi im dhe më thotë a do vish këtej të të bëj…
Meço: Ka të drejtë atje duhet të ishe
Vasili: Që mos bëhesh kockë e lëkurë si disa të tjerë. Lerë tani kush shkruan në celular
Meço: Çfarë të shantazhoj unë more
Vasili: Gazetaria në Shqipëri është akuzuar si e komanduar. Nuk janë akuzuar artistët
Meço: Shiko ç’po ndodh mes jush
Vasili: Nuk është çështja te Laert Vasili, por çfarë po ndodh me popullin shqiptar. Nuk të akuzova Sonila.