Reperi GBMC, i cili është pjesë e trupit muzikor shqiptar prej më tepër se 15 vitesh së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ të moderatores Ester Bylyku, ku foli për herë të parë për borxhet e reperit Noizy.
Mund të jetë fatale! Pas këtyre tri ilaçeve nuk duhet të pini kurrë alkool. Ekspertët tregojnë rrezikun e madh
Bonusi i fundvitit për pensionistët, Rama e zbulon: Ja kur do e marrin.
Noizy eshtë bërë i njohur vitin 2009 me këngët ‘Otr me zemër’ (një bashkëpunim me GBMC), ‘Jena mbretër’, ‘Malet e Dibrës’ etj. Të gjitha këto këngë janë punuar në studion ‘Zig Zag Records’ të reperit GBMC.
Gjatë intervistës së fundit përballë moderatores Ester Bylyku, ai u shpreh se ka investuar me mijëra euro për Noizyn, dhe ende nuk i ka marrë ato lekë.
GBMC dhe Noizy prej më tepër se 8 vitesh kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.Në rrëfimin e tij GBMC, u shpreh se është zhgënjyer nga Noizy dhe mosmirënjohja e tij.
Ester Bylyku: Cilin nga artistët e ke ndihmuar, por nuk ta ka ditur?
GBMC: Ai që thotë ‘Jam Mbreti’, Noizy. Unë kam investuar nga xhepi im dhe është gjynah kur investon me ndershmërinë më të madhe dhe tjetri nuk ta di. Unë e ndihmova atë zotrinë (Noizyn), dhe bëra gabim në biznes, sepse nuk duhej të investoja aq shumë lekë.