Pas tensioneve të krijuara mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e kufijve ka pasur reagime të shumta nga personazhe politike, mes tyre edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Por deri më sot, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ende nuk ka dalë me një deklaratë lidhur me këtë çështje, çfarë ka sjellë edhe reagimin e ashpër në rrjet.
Në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi fotomontazhi ku kryetari i PD-së, shfaqet në rolin e bukuroshes së fjetur, ndërkohë që shumë komentues pyesin: “Ku po fle kryetari i PD-së që s’ka reaguar për çështjen e Kosovës?”
Kujtojmë këtu se në debat është përfshirë ish-kryeministri, Sali Berisha, dhe Presidenti ,Hashim Thaçi, të cilët u përplasën nëpërmjet deklaratave.