Serbia duhet të jetë fuqia më e madhe në Ballkan…Ky është thelbi i marrëveshjes së Putinit dhe Erdoganit që nënkupton rolin kyç të Serbisë në këtë pjesë të Evropës, dhe atë në planin ushtarak, ekonomik dhe politik.
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë Vladimir Putin dhe Tajip Erdogan fuqishëm qëndrojnë pas këtij plani, që sipas, asaj që kanë menduar, mund të ndryshojnë plotësisht hartën gjeopolitike dhe ekonomike në Ballkan. Në qarqet diplomatike gjatë dy ditëve mund të dëgjohen se nderimet që dy liderët botëror i kanë dërguar Aleksandër Vucicit nuk janë të rastësishme, mu sikur takimet e shpeshta të tyre.
Përkundrazi bashkëbiseduesit e kësaj gazete shpjegojnë se fjala është për mesazhin e qartë Serbisë, vendeve fqinje (para se gjithash BH, Shqipërisë dhe Kroacisë), por edhe fuqive të mëdha. Presidenti serb krahas kryeministrit të Izraelit Netanjahu janë të vetmit liderë në marshin e Moskës më 9 maj, ndërsa në mbrëmje do të bisedojë me Putinin në katër sy. Nga ana tjetër Erdogani i ka bërë dy pritje të veçanta në Stamboll dhe Ankara, shkruan gazeta serbe Telegraf.
“Putini dhe Erdogani kanë hartuar në detaje tri skenarë për forcimin e Serbisë. Sa i përket aspektit ushtarak, rolin kyç do ta luajë Rusia, e cila pas MIG 29 do të vazhdojë ta furnizojë me armë të fuqishme, sisteme raketore, automjete të blinduara, helikopter…
Në pajisjen e Ushtrisë serbe do të merr pjesë edhe Bjellorusia. Ekonomikisht, Moska dhe Ankara, do të na kyçin në projektin e rëndësishëm të gazsjellësit “Rrjedha turke”, me çka do të bëhet fuqi rajonale dhe energjetike, derisa Turqia intensivisht do të investojë në vendin tonë, shpjegon bashkëbiseduesi i afërt me qarqet diplomatike ruse Përfundimisht, zbardhë burimi, dy presidentët do të qëndrojnë politikisht pas Serbisë, duke insistuar fuqishëm në atë që asnjë vendim i rëndësishëm në rajon nuk mund të merret pa Serbinë.
“Këtë Rusia dhe Turqia kuptohet nuk e bëjnë nga dashuria, por pasi Serbia është treguar si aleat i besueshëm në Ballkan. Krahas kësaj vendi i juaj është më i madhi dhe realisht më i fuqishmi edhe pse është i rrethuar nga anëtarë të BE dhe NATO-së”, sqaron bashkëbiseduesi. Analisti politik Dragomir Angjelkovic është i sigurt që Rusia dhe Turqia kanë plan për Serbin. “Qysh më 2009 gjatë vizitës në Rusi, Erdogani tha se Rusia dhe Turqia duhet bashkërisht të marrin iniciativën dhe kontrollin në Ballkan. Është e qartë se u duhet një shtet qendror që do të ishte shtrëngim. E vetmja Serbia këtë mundet, pasi është partner strategjik me Rusinë dhe partner i jashtëzakonshëm me Turqinë. Kështu do të vendosej në Ballkan raporti i forcave”.