Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një polici, i cili tregon sesi kupola drejtuese e Policisë së Vlorës është e lidhur me krimin dhe e mbron atë. Pavarësisht denoncimeve.
Sipas tij, në komisariat ka mbërritur një denoncim se në katin e dytë të një lokali ishte grumbulluar armatim, pasi një i shpallur në kërkim ndërkombëtar po përgatitej për goditje.
Reagimet në rrjetin social të ish-kryeministrit kanë qenë të ashpra. Ata i shkruajnë se Berisha e ka bërë faqen e tij në Facebook si adresë barsoletash.