Ilir Meta thotë se është shumë i shqetësuar pasi ka marrë vesh që ushtarë italianë kanë ngelur të plagosur në Irak.
“Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.
Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira”, nënvizon Ilir Meta.