osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Plagosja e të afërmit dhe lëndimi i babait në grabitjen e 1997, Mario Mitaj rrëfehet për gjithçka: Kur ma treguan historinë, mu duk si…film

Plagosja e të afërmit dhe lëndimi i babait në grabitjen e 1997, Mario Mitaj rrëfehet për gjithçka: Kur ma treguan historinë, mu duk si…film

Mario Mitaj është lojtari i momentit te Shqipëria. Ky djalosh po i mrekullon të gjithë tifozët e Kombëtare me mënyrën sesi paraqitet në fushën e blertë. “Koha Shtesë” ka zgjedhur që ta intervistojë këtë herë në rubrikën tonë të re në “Sport Ekspres”, ku Mitaj ka dhënë një rrëfim të rrallë deri tani.

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”. Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë. Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip.

Silvinjo flet me çdo lojtar, i jep këshillat që duhet. Për shkak se ka luajtur në pozicionin tim, mua më jep këshilla edhe më shumë. Më ndihmon mua më tepër. Më treguar si të vendosem edhe taktikisht, unë atje kam pasur më shumë problem. Gjëja e parë që më tha Silvinjo ishte kjo: “Ti nuk e ku humb kurrë topin. Teknikisht je shumë i mirë me topin. Thjesht duhet të rregullojmë pak taktikisht”. Kur e shoh veten tani, që shoh videot e ndeshjeve, jam përmirësuar shumë taktikisht. Kur vij në Kombëtare, e shoh veten 120% të përqendruar.

Me këto ndeshjet që kam zhvilluar me Shqipërinë, më shumë janë habitur tifozët e Lokomotivës së Moskës se drejtuesit. Tani kam shumë komente të mira edhe nga tifozët, më thonë se jam lojtar i mirë. Merkato? Menaxheri më thotë se telefoni nuk po pushon, vetëm bie (qesh).

Unë duhet të punojë që telefoni të bjerë akoma edhe më shumë. Kampionati më i preferuar? Unë e dua shumë Premier League, është më i forti në botë, por besoj se do të më përshtatej më shumë La Liga si stil loje pasi atje luhet vetëm me topin në tokë. Megjithatë në pesë kampionatet më të forta në botë, kudo të shkoja, do të ishte arritje për mua”, tha Mitaj.

Por historia e familjes së Mario Mitajt është një histori filmi që do të tërhiqte audiencë të madhe nëse do të vendosej në jetë nga regjisorët. Një ide kjo e cila nuk mund të përjashtohet nëse talenti i Shqipërisë do të bëjë karrierë të madhe.

Në vitin 1997, familja e futbollistit shqiptar ka bërë disa tentativa për t’u larguar drejt shtetit fqinj, Greqisë. Gjatë një prej këtyre rasteve është rrezikuar seriozisht jeta e babait të Marios, Lin Mitaj. Por fati e donte që të vazhdonte të jetonte dhe të shijonte sukseset e djalit të tij.

“Në kohën e trazirave në vitin 1997 vendosa për të ikur drejt Greqisë tek vëllezërit. Bëra disa përpjekje për të kaluar, por herë mbetëm në rrugë e herë na kthyen. Një nga këto rastet ishte duke ikur në Patos të Fierit, na dolën dhe na grabitën në rrugë njerëz që ishin të armatosur. Na kanë qëlluar dhe plagosur. Një prej njerëzve të mi shkoi në gjendje kritike dhe i njëjti plumb më goditi dhe mua. Por vetëm më kapi pak lëkurën dhe nuk pati pasoja të rënda.

E provova prapë rrugën në Greqi, arrita në Athinë dhe u stabilizova shpejt”, do të shprehej Lin Mitaj në Sport Ekspres, disa vite më parë. E teksa e pyesim Marion, ai shprehet edhe për këtë rast: “Flas shumë me babain tim për këto historitë, më ka treguar shumë për historitë e jetës së tij dhe për vështirësitë që ka kaluar.

Kjo është një motivim për mua, për këto sakrificat që ka bërë babai dhe mamaja. E vetmja gjë është që ka ardhur koha që unë t’ia shpërblej. Prindërit janë kujdesur që unë t’i kem të gjitha kushtet dhe kur më tregojnë ato historinë, unë çuditem, më duket vetja sikur po shoh një film”, tha Mitaj.