Policia italiane ka arrestuar autorin e plagosjes me armë të shqiptarit në La Spezia. Ai është një shqiptar, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes. Sipas mediave italiane, mes dy shqiptarëve ka patur një debat me tone të ashpra, deri sa autori nxorri pistoletën dhe e qëlloi në këmbë.
I plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20:00 në shtetin fqinj. Nga hetimet ka rezultuar se plagosja ndodhi pas një debati banal mes të dyve.
Pasi plagosi bashkëatdhetarin, shqiptari u largua nga vendngjarja. Karabinierët brenda pak orësh bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij. Emrat e dy shqiptarëve, të plagosurit dhe autorit, nuk janë bërë me dije./tvklan.al