Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër paraditen e kësaj të shtune. 54-vjeçar Nikolin Hubaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi në afërsi të “Shkollës pyjore”. Policia ndodhet atje dhe po vijon krehjen e zonës për të kapur autorin. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.
I plagosuri ka qenë ish-kryetar i PS në Shkodër. Aktualisht ishte i punësuar në Hidrocentralin e Komanit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.