osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pjesët e padëgjuara nga debati Tahiri-Hajdarmataj: Ç’punë kam unë me këtë policët ore, ç’trafik droge kam bërë me këtë?!

Pjesët e padëgjuara nga debati Tahiri-Hajdarmataj: Ç’punë kam unë me këtë policët ore, ç’trafik droge kam bërë me këtë?!

Për më shumë se dy orë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë i kthyer në një qytetar i zakonshëm, debatoi me prokurorin Besim Hajdarmataj, çdo provë të sjellë prej këtij të fundit në gjykatë. Herë pas herë Tahiri, përplaste dhe grushtat mbi tavolinë për të bindur gjykatësen Liljana Baku, se nuk ka lidhje me implikimin e tij në trafikun e drogës, dhe se çdo provë e sjellë nga përfaqësuesi i akuzës, është tërësisht dashakeqase dhe që s’tregon asgjë mbi akuzën që i atribuohet. Në debat e sipër Tahiri ngrinte intonacionin e zërit, duke e quajtur veten se ka qënë vetëm ministër, dhe s’mund të mbajë ai përgjegjësi për shefin e postës Dhërmi, Sokol Bode, që s’ka bërë detyrën në 5 apo 6 maj 2015, apo për atë policin e thjeshtë të TIMS, që nuk ka rregjistruar hyrje-daljet e Habilajve apo s’ka mbajtur shënim në rregjistër futjen e skafit në port. Këtë reagim ai e bëri kur prokurori Besim Hajdarmataj, po i tregonte gjykatës mosveprimin e Sokol Bodes, gjatë natës, kur në Porto-Palermo kishte mbërritur anija “Fatima”, e cila ishte ankoruar dhe më pas ngarkuar me 850 kg drogë dhe 1500 litra naftë.“…po ç’pun kam unë me këta more, unë kam qënë një ministër që kam shërbyer për gati 3 vite, ç’pun kam unë dhe çfarë përgjegjësia kam unë me shkeljen e detyrës së tyre. Çfarë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin unë këtu…unë as i njoh fare këta persona. Nëse kanë bërë shkelje kapinin dhe akuzojini, po unë ç’lidhje kam këtu…”- ka pohuar Tahiri.

Por prokurori ju kundërpërgjigj me një batutë duke shtuar se: “Sokol Bode ka qënë një shef policie në Dhërmi që bënte gardianin për drogën e Habilajve, ka qëndruar në detyrë për tre vite me rradhë, më shumë kohë se sa kam qëndruar në detyrën e drejtuesit të Krimeve të Rënda unë.

“Shqiptarja.com”, sjell pjesërisht debatet dhe batutat mes dy protagonistëve të këtij gjyqi, ku fillimisht e ka marrë fjalën Saimir Tahiri.

Replikat Tahiri-Hajdarmataj

Tahiri: E nderuar zonja gjyqtare, megjithëse unë nuk mund të artikuloj saktë dhe qartë e procedurialisht argumentat, pasi nuk jam në nivelin e një avokati, megjithëse jam me arsim jurist, dua t’ju them se me këtë masë që më keni dhënë si në burg si në arrest shtëpie është njëlloj për mua. Unë burg e quaj, se me këto prova që janë paraqitur nuk e pranoj të qëndroj as në “arrest shtëpie”. Meqënëse vepra penale që më atribuohet nga prokuroria është e rëndë dhe detyrimit parashikon masa ekstreme izolimi, atëherë më vendosni në arrest në burg, pasi masa arrest shtëpie që keni vendosur është e papërshtatshme me akuzat që pretendon prokuroria.Jemi këtu sot në gjykatë për tu njohur me provat e reja të prokurorisë. Unë këto prova i kam ditur. Nëse duhet të mbahem i izoluar për këto prova, atëherë ky qenka standardi? Me këto prova që ka sjellë prokuroria, tregon se ka hetuar pushimet e mia në 2014. Pra jam hetuar si grup i strukturuar miqësor dhe jo si grup i strukturuar kriminal. Plus që dua të shtoj se këto prova janë sjellë në mënyrë dashakeqase dhe jo në mirëbesim siç e ka përcaktuan Gjykata e të Drejtave të Njeriut.E them dashakeqase zonja gjyqtare pasi, dhe mënyra e servirur e dëshmive të dy tregtarëve italianë të pyetur për kostumet dhe byzylyket nuk tregojnë asnjë gjë. Madje dhe Moisi Habilaj i pyetur për këtë fakt, pra byzylykët tregon se i ka blerë për një person tjetër, duke mos dhënë asnjë indicia dyshime. Pastaj çështë kjo që keni evidentuar në vendim, për lënien e mandatit dhe rrezikun me ikjes time dhe fshehjes së drejtësisë, unë në Shqipëri kam qënë, madje dhe kam udhëtuar jashtë shtetit dhe nuk kam ikur as kur kam qënë deputet as kur jam i lirë.Pastaj sot ngeli që të iki dhe ti fshihem drejtësisë, unë po të largohesha, këtë e bëja 8 muaj para, ku nisën hetimet.

Hajdarmataj: Zonja gjyqtare dua tju bëj me dije se ky është një hetim shumë kompleks dhe i vështirë. Hetimi ka hyrë në një fazë deçizive dhe se ne si prokurori kemi për të pyetur dhe disa persona të tjerë, në dobi të këtij hetimi. Para se të jenë provat në tavolinën time dhe para se të vijnë dëshmitarët në prokurori, ato i di të gjitha një ditë para Saimir Tahiri.I hetuari prej nesh, ka aksesh dhe mer vesh një ditë para se kë do thëras unë dëshmitar.Për këtë ne si prokurori kemi prova, që ai ka takuar një nga dëshmitarët që ne kishim thirur në prokurori për të dëshmuar.Dhe një gjë e tillë ka ndodhur me shtetasin Orgest Liperi, i cili është dhe pronari i skafit me të cilin Tahiri dhe Elona Hoxha, kanë udhëtuar në gusht 2014 në Greqi, nga Saranda.

Tahiri: Po e kam takuar personin që ju përmendët dhe skam pasur qëllim ta intimidoj. Po po e kam takuar dhe kam qënë me bashkëshorten, ku i kam kërkuar ndjesë këtij personi për taksiratin që e zuri, dhe që i doli emri në këtë histori me mua, dhe taksirati i tij për tu paraqitur në prokurori. E kam takuar duke bërë një gjest qytetar dhe nëse është e nevojshme, unë do e ribëj sërisht një gjest të tillë, duke i kërkuaj falje jo vetëm atij, por kujdo.

Prokurori Besim Hajdarmataj relaton para gjykatës lidhur me aktivitetin krimian të Sokol Bodes, ish-shefit të postës kufitare Dhërmi,i cili kishte në mbulim zonën ku u ankorua anija Fatima, duke u ngarkuar me drogë dhe jep dia detaje dhe për mos regjistrimin e skafit në portin e Sarandës dhe Triport, si dhe mos rregjistrimin në TIMS të hyrje-daljeve të Habilajve.

Tahiri: Po ç’pun kam unë me këta more, unë kam qënë një ministër që kam shërbyer për gati 3 vite, ç’pun kam unë dhe çfarë përgjegjësia kam unë me shkeljen e detyrës së këtyre policëve që ju po thoni. Ç’farë më lidh mua me këta persona, ku e kam shkelur ligjin unë këtu…unë as i njoh fare këta persona dhe as kam interes ti njoh. Nëse kanë bërë shkelje kapini dhe akuzojini, po unë ç’lidhje kam këtu, çfarë trafiku droge kam bërë unë këtu, se nuk po e marr vesh qëndrimin tuaj me këto prova dhe argumenta.

Hajdarmataj: Sokol Bode ka qënë një shef policie në Dhërmi që bënte gardianin për drogën e Habilajve, ka qëndruar në detyrë për tre vite me rradhë, më shumë kohë se sa kam qëndruar në detyrën e drejtuesit unë

Hajdarmataj: Do konfirmojmë që shumë të dhëna nuk rezultojnë fare në sistemin TIMS sikurse është rasti i Moisi Habilajt. Në TIMS, ka pasur ndërhyrje lidhur me hyrje-daljet jo vetëm të Tahirit, por edhe me personat e tjerë, si është rasti i Moisi Habilaj. Por për këtë do të jap shpjegime të mëvonshme dhe do të zbardhen në fund të hetimit. Në kohën e kthimit, së bashku me skafin me defekt, nuk është regjistruar në portin e Sarandës që ka hyrë Artan Habilaj, me policin dhe mekanikun. Nga Saranda skafi është lënë në Triport e më pas në Durrës. Pas disa ditësh është paraqitur te moli, Moisi Habilaj, dhe të vetmit që i kanë bërë rezistencë kanë qenë punonjësit e molit, që i kanë thënë se nuk mund ta marrë pasi nuk ka dokument. Pavaresisht kësaj, Moisi Habilaj, e ka marrë skafin dhe ka shkuar në Brindizi për ta rregulluar”./shqiptarja.com