Një tjetër aktore shqiptare që bëhet pjesë e filmave turq. Modelja e aktorja nga Kosova, Arbnora Ademaj, është tashmë pjesë e “Kirik Hayatlar” në rolin e saj të parë.
Por ajo që e gëzon më shumë aktoren është që pothuajse në çdo episode përmendet prejardhja e saj shqiptare.
“Sa e lumtur jam që në çdo episod pothuajse të përmendet që jam shqiptare”, shkroi modelja, krahas një fragmenti nga seriali turk.
Arbnora Ademaj luan rolin e Leylas, një nuse shqiptare e martuar me një turk, që mbetët e ve në moshë të re, vetëm me një djalë.