osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pjesë e ‘listës së zezë’ në Amerikë, kamerat kineze vëzhgojnë institucionet e qeverisë së Kosovës

Pjesë e ‘listës së zezë’ në Amerikë, kamerat kineze vëzhgojnë institucionet e qeverisë së Kosovës

Çdo lëvizje vëzhgohet nga kamerat e kompanive kineze në objektin e qeverisë së Kosovës. Kamera të tilla janë edhe në institucionet e tjera publike dhe në sheshet e kryeqytetit dhe në veriun e Mitrovicës.

Sistemet e mbikëqyrjes së dy kompanive kineze “Dahua”dhe “Hikvision”, të cilat po përdoren në Kosovë, sipas autoriteteve amerikane, janë të ndaluara dhe janë të vendosura në listën e zezë, meqë po konsiderohen të paligjshme dhe nuk janë në përputhje me politikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qeveria e Kosovës, në një përgjigje për RTK-në, ka thënë së tashmë ka filluar rishikimin e kontratës që është nënshkruar në vitin 2019.

“Jemi interesuar për këtë çështje. Bëhet fjalë për kontrata të trashëguara nga qeveritë e kaluara. Ne do t’i shohim ato dhe do të analizojmë aspektin e sigurisë të produkteve që ato kontrata ofrojnë”, ishte përgjigjja nga Qeveria. Nga kompania “Profesional alarm” e cila është përfaqësuese e produkteve “HikVision,” është kontaktuar nga RTK, kanë thënë përmes telefonit se kanë pasur takime me zyrtarë të Ministrisë së Industrisë dhe Ndërmarrësisë për ta zgjidhur këtë çështje, por kanë lënë të nënkuptohet se ky problem do të zgjidhet javën e ardhshme por nuk folur para kamerës për këtë çështje.

Ndërsa kompania tjetër “Profiti grup” që është përfaqësuese e “Dauha”, nuk kanë pranuar të flasin për këtë temë. Por, sipas ekspertëve të sigurisë, qasje në të dhënat e këtyre pajisjeve mund të kenë edhe personat e tjerë, pa dijeninë e atyre që monitorojnë kamerat.

“Ato kamera mundësojnë njohjen e fytyrës, të dhënat e qarkullimit të personave, munden që të mbajnë intensitetin e të dhënave dhe ato të dhëna mundë të përdoren nga keqpërdoruesi siç është kina për t’i shitur ato të dhëna ose përmes atyre të dhënave me krijuar drafte që mundë të rrezikohen”, tha Granit Beka, ekspert i sigurisë. Burimet brenda Doganës kanë thënë për RTK-në se këto pajisje janë të ndaluara për import në Kosovë, pas vendimit të vitit 2021 të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, me të cilin synohej zbatimi i sanksioneve të vendosura nga SHBA,OKB dhe EU. Ndërkohë, është kontaktuar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, por ai nuk është përgjigjur.