Charlotte Watson nga Sheffield’s, Britani, ra nga shkallët, por dëmtimet e shkaktuara i morën jetën. 33-vjeçarja ishte në shtëpinë e saj dhe kishte për darkë mysafirë, ku nuk i kurseu dhe disa gota alkool.
Më pas ajo u largua për të shkuar në dhomën e gjumit, por nuk arriti të shkonte kurrë atje, pasi u rrokullis nga shkallët e pjerrëta.Ajo gjeti vdekjen pas 5 orësh e nëna e një vogëlushi
Partneri i saj Chris Hadley, 34 vjeç, i tha mikut të tyre që të njoftonte menjëherë ambulancën. Edhe pse kjo e fundit erdhi dhe e reja u dërgua në spital, ajo përsëri nuk mundi dot të jetonte pasi sipas mjekëve dëmtimet në tru ishin fatale.
Chris i pikëlluar ka treguar se si jeta e tij ndryshoi përgjithmonë në “pesë minuta”, pasi partnerja e tij prej katër vjetësh ndërroi jetë.