osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Pitkini” filmat e të cilit ishin thellësia e nevojës sonë për çlirim dhe pozitivitet

“Pitkini” filmat e të cilit ishin thellësia e nevojës sonë për çlirim dhe pozitivitet

“Komedia ime është për fëmijë nga mosha tre në 93 vjeç. Njeriu ka nevojë për një lloj humori pak si fëmija dhe nëse nuk e ka këtë aftësi, është shumë keq”, kjo ishte jo vetëm një nga shprehjet monumentale të Norman Wisdom, por mbetet dhe sintezë e krijimtarisë së tij.

Sot bëhen 9 vite qëkur ai nuk është më, por shumë më e tepërt në kohë ishte ndarja me humorin e tij, lojën virtuoze dhe sarkazmën, ironinë therëse dhe formën më të epërme të përfshirjes në një situatë çlirimi prej negativitetit dhe lejimit të një momenti hareje, imponuar nga rolet dhe personazhet, karakteret dhe tipet që ai i solli përmes aktrimit. Mimika e tij, pantomima dhe gjestikulacionet, zëri dhe naiviteti i shtirur, shkujdesja teveçele dhe fudullëku lojcak, erdhën për të mbetur si një kujtesë e pashlyer e humorit që ai na dhuroi. Gjithashtu Wisdomi edhe kërcente, këndonte dhe luante vegla muzikore, por qe komedia, me të cilën ai fitoi zemrat e miliona vetëve, shqiptarëve në veçanti.

Ndoshta ai kudo që përcillej ishte i famshëm, por në Shqipëri ai mbeti një ikonë. Nofka e tij Pitkini u përdor gjerësisht në veprimtarinë jetësore shqiptare, duke ironizuar ose fshikulluar me këtë epitet njerëzit, karakteret, tipat dhe personazhet që ai jetësoi në filmat e tij komik. Ai u kthye në një figurë kulti në Shqipërinë komuniste shkruajnë agjencitë Rojter dhe AFP, ku filmat e tij qenë ndër të paktët prodhime kulturore të Perëndimit, që lejoheshin të shfaqen në televizor. Norman Wisdomi e vizitoi Shqipërinë në vitin 1995, pas rënies së komunizmit. Agjenti i tij për 30 vjet, Johnny Mans e kujton këtë vizitë në Shqipëri: “Ishte e krahasueshme me dalldinë për

Bitëllsat adhurimi për të në Shqipëri”, thotë ai. “Edhe burrat i afroheshin dhe e puthnin.”

“Gjithmonë sa herë në mediat britanike kumtojnë një lajm ka të bëjë me Shqipërinë, shkruante para disa kohësh Muhamed Veliu, gazetarët nuk harrojnë që t’i shtojnë vendit tone dashurinë dhe admirimin e madh për komikun e tyre, Sir Norman Wisdom. Madje ata shkojnë më tej duke e cilësuar si një hero komik kombëtar të shqiptarëve. Kur në Shqipëri përmendet emri i tij padyshim që kujtimi i parë që të vjen në mëndje nga rolet e Normanit është ai më tipiku më entuziasti që të bën për të qeshur më shumë, pikërisht Pitkini i famshëm.

Rroli i Pitkini i ndërtuar me mjeshtëri dhe luajtur me shumë finesë nga aktori ku vlen për tu përmendur episodi “Pitkini Ushtar” ishte i vetmi program televiziv prodhuar në perëndim i cili “gozhdonte” përpara ekraneve bardhezi shqiptarët e lodhur nën regjimin komunist të asaj kohe. Si për çudi ky program megjithëse ishte prodhuar në një shtet “revizionisto-kapitalist” siç ishte Anglia për udhëheqjen komuniste ishte OK. Duke mos pasur programe të tjera, roli i pitkinit dhe emri i anglezit Norman Wisdom u bënë një amalgamë e pandarë humori për shumë breza. Ishte vetë diktatori Hoxha me kastën e tij ata të cilët paradoksalisht do të lejonin filmat komik të ndiqeshin nga shqiptarët, dhe në të njëjtën kohë të ngrin në kult figurën e Norman Pitkinit.

Pas një fëmijërie të varfër në Londër, Wisdom u fut në ushtrinë britanike si djalë i ri. Për herë të parë ai pati mundësinë të ushqehej aty si duhet dhe të zhvillonte talentin e tij për të zbavitur të tjerët. Nga ushtria ai u largua në vitin 1946, duke e filluar karrierën profesioniste si humorist në moshën 31 vjeçare. Ngjitja e tij dhe kthimi në një nga artistët më të njohur britanikë qe shumë e shpejtë. Karrierën artistike e ai përfundoi zyrtarisht kur mbushi 90 vjeç.

Ai luajti 19 filma televizivë dhe një sërë komedish televizive. Mbretëresha Elisabeth II i dha atij titullin “sir”. Filmat e tij përfshijnë “Probleme në dyqan” (Trouble in the store), për të cilin ai mori një çmim BAFTA dhe në vitin 1966 ai u propozua për Çmimin Tony (Tony Award) për rolin e tij në komedinë muzikore “Eci i lumtur” (“Walking happy”)

Norman Wisdom, i njohur për rolin e famshëm të Pitkin, u lind më 4 shkurt 1915 dhe vdiq në moshën 95-vjeçare më 4 tetor 2010. Ai ishte komedian, këngëtar dhe aktor, regjisor e skenarist anglez, ikonë e filmit. Wisdom-i u bë i famshëm me filmat e tij humoristikë në vitet 1950-1960, ku luante rolin e njeriut të cilin nuk e marrin seriozisht dhe të përçmuar nga shoqëri, por që në fund triumfon përballë kundërshtarëve. Charlie Chaplini e ka quajtur Wisdomin kllounin e tij të preferuar. Në Britani ai konsiderohet “një nga personazhet më të qëndrueshme të komedisë britanike”.

Ai ishte dhe mbeti një legjendë, një personalitet i jashtëzakonshëm i humorit, një nga figurat e artit kinematografit që mundi të ngulitej thellë në shpirtin shqiptar.

Marrë nga blogu i shkrimtarit Albert Vataj – www.AlbertVataj.com