Pirro Dhima as që e kishte menduar se një ditë dota denigronin kaq keq për shkak të fatit tragjik të nënës së tij. Madje një nga komentuesit shkruante se ‘mallkimi i nënës të zë’.
Nëna e peshëngritësit Piro Dhima, kampion i disa Lojërave Olimpike, është gjendur e vdekur në banesën e saj në Himarë.
Lefteri Dhima jetonte e vetmuar dhe kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë gjetur trupin e saj, pasi u futën në banesën e saj, të shqetësuar sepse nuk e kishin parë për disa ditë. Trupi i të moshuarës është transportuar në morgun e Sarandës, ndërsa janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes.
E ndjera ka punuar gjatë gjithë jetës në Tiranë duke i rritur të dy djemtë në kryeqytetin shqiptar, ndërsa shembja e komunizmit bëri që të ndryshojnë gjërat edhe për familjen Dhima. Piro shkoi në Greqi ku 13 vite më vonë u shpall kampion bote në peshëngritje. Ky ishte suksesi i madh i parë i tij, i cili do ta bënte një hero në Greqi. Disa vite më vonë, Dhima u zgjodh deputet i partisë së majtë greke PASOK.
Ai nuk i ka fshehur asnjëherë qasjet jo shumë dashamirëse ndaj Shqipërisë, duke dalë publikisht me personazhe të njohur që punojnë për aneksimin e jugut siç është Babis Karathano dhe grupet ekstremiste greke.
Raporti i tij me nënën:
Mediat greke shkruanin se Piro Dhima nuk ka patur asnjëherë një marrëdhënie të ngushte me nënën e tij. Ndoshta kjo shpjegon edhe faktin se përse e moshuara u gjet e vdekur pas 3-4 ditësh sipas policisë, në gjendje të dekompozuar.
Ata kanë përshkruar raportin e tij me nënën të vështirë për shkak të martesës me gazetaren e njohur Anastasia Sdougou.
Martesa e tij me gazetaren greke:
Kjo e fundit ishte shumë vitë me e madhe se Piro dhe kjo gjë nuk i pëlqeu nënës, ç’ka çau marrëdhëniet mes tyre. Edhe në intervistat për mediat greke dhe shqiptare, Piro nuk e përmend nënën e tij, por thotë se është rritur nga gjyshja në Himarë.
”Nuk jam me origjinë shqiptare! Unë jam grek brez pas brezi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët. Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori të më rriste sepse familja ime ishte e zënë me punë, dhe kështu kam që foshnje në Himarë. Grua e mrekullueshme dhe e mençur”, thoshte Dhima disa muaj më parë në një intervistë në mediat greke.
Mohimi i nënës:
Emri i nënës së tij mungon edhe në “CV-në” e medalistëve botërorë, ndryshe nga të tjerët, në pjesën e emrit të nënës shënohet “I padisponueshëm”.
Bashkëshortja e tij Anastasia Sdougou ndërroi jetë nga kanceri disa vite më parë, por duket se marrëdhëniet mes nënës dhe atij nuk ishin rekuperuar.
Vëmëndja ndaj jetës së një një medalisti botëror ka qenë tepër e madhe nga mediat lokale greke apo ndërkombëtare, por ndryshe nga bvashkëshortja, fëmijet dhe shokët, Piro nuk e nxorri kurrë nënën e tij në media.