Nga Akil Ylli
Me ne fund u mbyllen dhe “qepenet” e Dhjetorit, ku “Revolucioni opozitar” u dogj ne “flaken” e vet. Te gjithe “djajt”, te dhjere, por krenar, “Piktori” i vuri ne rresht per nji dhe i futi perseri ne “shishe”. “Shah mati”, s’ashte kurgja!
Heren e pare me “Cadren Tollova”, i kapi per “hundet”, duke ja dhane peshqesh gjysmen e qeverise, ku dhe per aq sa qendruan, deshmuan si dijne te “gatuajne” vetem “pershesh”. Kurse kesaj radhe, per te qene realist, ai nuk u mundua aq shume, si terhoqi as per “veshi”, as prej “hunde”, per shkuan vete me kembet e tyre dhe u mbyllen ne “shishe”. Ai vetem hapi “tapen”!
Qe shqiptaret nuk i japin me asnji “kredit” kesaj opozite, kjo gje tashme eshte fakt, dhe te vetmit qe nuk e kuptojne, jane lideret “djegur” dhe lakejte e “perzhitun”, qe ju zvarriten pas. Por ngaqe jane teveqele prej natyre dhe ne panik nga ndeshkimi i mundshem, “fijes se kashtes” i kane ba “naften”, tashti i “kacavjerren” çdo lloj proteste, qofte e drejte, apo jo. S’ka pike rendesiet, se çfare kerkojne protestuesit, ata vetem te nje “karte” i kane “vare” shpresat: Do Zoti ju del “piklishi” dhe rrezohet qeveria!
Ngado qe ta “vertitin”, gjithmone te detyrojne te zesh “hundet me dore”. Neqoftese me te vertete, qellon qe protesta te jete e drejte, po u perzine ata aty, e ka “hanger dreqi” protesten me gjithe kauz, sepse shqiptaret ju largohen, si “djalli nga temjani”.
O nan, ça na ka gjet! Nuk dime si t’ja bejme! S’guxon kush me organizu nje proteste a te keqen dhe kur kena hall! Sa te besh me numru deri ne tre, dhe fap, te fanitet “Matufi Dixhital”, Lulashi, Krymadhja, me gjithe shpuren e “xhindve” nga pas dhe i ngjiten protestes, si muti mbas kpuces, e protestuesve nuk ju mbetet tjeter, veç te ja mbathin “nga syte, kembet”. Lere pastaj, kur kesaj aradhe te çatrafilume, i bashkohet dhe Nishani! Oboboboo, neveria te ze frymen!
Si kane ardhe kohnat, megjithse nuk dihet se si, ka mbet qe protestat, ti organizojme ne ilegalitet. Allah, Allah!
Ndersa kur protesta nuk eshte e drejte, s’ke pse e “vret” mendjen shume, sepse per gjithkend eshte fare e thjeshte dhe e di kush eshte organizatori. Ne kete rast, perveç ndonje çfrymje nen “hunde” neper rruge, askush tjeter nuk e ven “ujin ne zjerm”.
Per nder kesaj menyre veprimi, nuk di i gjori njeri, si te ja veje emrin. Kane mbi gjashte vjet, qe i bien “fyllit ne nje vrim”. Me pa kene ajo vrim, si vrima e xhenetit, prap se prap, do ta kishim refuzu.
Ti quash te trashe, ne shikim te pare, dikush dhe mund te mendoj, se ky eshte nje egzagjerim, por ne fakt, mund ta deklarosh pa pasur frike, qe po shkel ne drras te kalbun! Mirpo, sado i trashe te jete robi, kur sheh perdite njerzit, qe ju distancohen, sikur t’kishin fruthin, vjen nje moment dhe dikush duhet ta beje pyetjen, se pse rradhet, ju firojne si qiri.
Aaa, ç’po ja fus kot edhe une! Kush me ban pytje aty, mor vlla!? Veç shihi, si e bajne hesapet, me te lane pa mend! Ja kpusin, 7×7 bajne 42, ndersa 2 mije vete i marrin per 6 mije, mandej ashte krejt e arsyshme, qe dhe protestuesit, t’ju duken si armatat e Xhinxhis Kanit.
Njeriu mund te arrije ne perfundim, ngaqe jane te pandjeshem ndaj qytetarve, popullit e atdheut, se kemi te bejme me demente patollogjik, dhe kjo s’eshte retorik, sepse keto jane fakte te vertetuara, por kur shikon se sa te poshter jane, kur shikon makuterin atavike e babezitjen pa kufi, per ato “dreq” lekash, at’here eshte krejt normale, te heqesh dore nga konkluzioni i meparshem dhe duhet te gjesh nje definicion tjeter. Kur mendon qe kane vjedh miljona dhe sheh kapon e opozites te themi, qe i “dridhet dora” si qyqman, per me pagu nje takse qesharake, qe i kushton sa i qime thiut, ne kete rast mendja duhet me ba “harakiri”, per me gjet enigmen.
Po si ti quash, o temen e s’emes!? Ktu duhet me thirre Frojdin! T’ju thuash te zgjuar, kjo eshte blasfemi! Aq sa ka lidhje islami me derrin, aq kane lidhje keta me intelgjencen! Ti quash te djallzuar, ngjan me kompliment, sepse keta i lene gjurmet e krimit, me te mdhaja se te elefantit! Bile se kane problem, as ti deklarojne, as ti mbrojne, as te vene firmat.
U pa puna, m’duhet me u dorzu! Me e gjet, se ne çfare kategorit hijne keto krijesa, eshte jasht aftesive te mija, i bjen si te zbulosh per se dyti nje evolucion te ri njerzor. Po dhe sikur ta zajme, se kushedi per cfare arsyet divine, une ja dal dhe i jap dum ktij muhabeti, prap se prap druhem, se mos bej ndoj sherr, ngaqe kam pershtypjen, qe me ta marr vesh lajmin, te gjitha enciklopedite do t’ja mbathnin te lebetitura, sa tju hanin kembet, te tmerruara nga mendimi, qe dikush mund ti katalogoje ne kapitullin e antropologjis.
I vetmi qe ne nje fare menyre, ja u gjen dermanin e i sjell ne maje “t’gishtit”, ashte “Piktori! Se si, qysh e tek, nje zot e di!