Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto drithëruese nga ajo që po ndodh në Ukrainë.
“NJË FOTO SA 100 MIJË FJALË
Çfarë kumti pikëllues në atë mbajtëse çelësash pranë dorës pajetë”, shkruan Rama.
Burimet zyrtare kanë informuar se forcat ruse kanë bërë një masakër të vërtetë në zonë pranë Kievit, e quajtur Bucha.
Në këtë qytet është identifikuar një varr masiv, ku janë gjetur rreth 300 banorë.