Një ditë pas publikimit të emisionit Top Story, që tregoi implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë në t.rafikun e arabëve në Shqipëri, sot është pezulluar zinxhiri drejtues i Drejtorisë së Migracionit.
Sot është marrë masë me pezullim nga detyra për të gjithë zyrtarët e Policisë Kufitare.
Të pezulluarit janë: Enekeleda Toska, drejtoreshë e kufirit dhe emigracionit, Tiranë. Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste.
Të martën në mbrëmje Top Story denoncoi me fakte se si këta zyrtarë të policisë dhe familjarë të tyre ishin bërë pjesë e rrjetit të paligjshëm të t.rafikut me arabët.