osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pezullimi i HEC-eve në Valbonë me emra të vdekurish, shoqatat: Presim nëse do të zbatohet nga kompania

Pezullimi i HEC-eve në Valbonë me emra të vdekurish, shoqatat: Presim nëse do të zbatohet nga kompania

Shoqata TOKA, e cila ka qenë edhe kundërshtarja e flakët kundër ndërtimeve të HEC-eve të vogla në lumin e Valbonës ka përshendetur vendimin e Gjykatës së Lartë për bllokimin e punimeve të dy hidrocentraleve të fituara nga ana e firmës Gener 2.

Pavarësisht se vendimi është në favor të tyre dhe të komunitetit, ata nede nuk e cilësojnë si një fitore finale,pasi sipas tyre, vendimi nuk është përfundimtar, por mbi të gjitha duhet parë nëse firma do ta zbatojë atë ose jo.

“TOKA dhe 86% e Tropojanëve që kan kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në lumin Valbona ishin të kënaqur kur panë vendimin e Gjykatës së Lartë të postuar më datën 21 korrik 2021, duke vendosur të mbështeste kërkesën tonë për një ndalim të të gjitha punimeve – përfshirë ndërtimin dhe funksionimin e termocentraleve të energjisë Dragobia.

Tani po presim të shohim nëse vendimi i gjykatës do të zbatohet. Një vendim i ngjashëm i bërë në 2018 nga gjykata e Apelit u injorua nga kompania dhe pronari i tyre Gener-2 bazuar në një padi kundër bërë në gjykatën e rrethit Tropojë të cilën Ministria e Drejtësisë në atë kohë e quajti “plotësisht e paligjshme”.

Ministria megjithatë nuk ndërmori hapa të mëtejshëm për të siguruar që vendimi i gjykatës për ndalimin e ndërtimit të zbatohej”, thuhet në reagimin e tyre.

Kërkesë u paraqit nga TOKA për herë të parë në 2017 dhe ka marrë 5 vjet për të funksionuar në sistemin gjyqësor shqiptar.

“Vrasja e Valbonës”, vendimi i dyshimtë i dhënë kompanisë për ndërtimin e HEC-eve me emra të vdekurish

Gjykata e Lartë vendosi pezullimin e punimeve për dy hidrocentralet “HEC Çerem” dhe “HEC Dragobia” në luginën e Valbonës, duke pranuar kështu padinë e 27 banorëve të Bashkisë Tropojë dhe të organizatave mjedisore “TOKA” dhe “Shoqata për ruajtjen dhe mbrojtjen e Alpeve shqiptare”.

Kjo u cilësua si një fitore ndaj këtyre vendime të padrejta që u dhanë për burimin ujor që ndodhet në zemrën e Alpeve shqiptare, edhe pse ky vendim nuk është final. “Lugina e Valbonës” është shpallur Park Kombëtar, kategori e dytë në vitin 1996. Ligji Nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, në nenin 16/pika c ndalon në mënyrë specifike ndërtimin e hidrocentraleve në zonat e kësaj kategorie.

Emisioni “Top Story” i ka kushtuar vëmendje të madhe me anë të një dokumentari për çështjen e ndërtimit të HEC-eve në Valbonë, dhe është vlërësuar nga BE për investigimin më të mirë për vitin 2019.

Beteja kundër betonizimit të Valbonës ka nisur që në vitin 2015, ndërsa kompanitë që fituan të drejtën e ndërtimit të HEC-ve akuzohen se kanë falsifikuar procesverbalet e konsultimit me publikun. Banorët e 27 fshatrave të Tropojës dhe shoqatat pretendojnë se firmat janë falsifikuar dhe se në listën e firmëtarëve kishte persona të vdekur tre vjet para përpilimit të procesverbaleve.

Si u dhanë lejet e ndërtimit?

Në nëntor të vitit 2007, qeveria “Berisha” miratoi vendimin për ndërtimin e HEC-it në lumin e Valbonës. Fituese ishte firma Dragobia që do të ndërtonte dy projekte të ndërtimit të HEC në pjesën që cilësohet si pjesë e Parkut Kombëtar.

“Dragobia energy” është shoqëri koncesionare e themeluar për zbatimin e kontratës së hidrocentraleve në Luginën e Valbonës. Ajo është 100% në pronësi të “Gener 2” shpk.

Gjithsej leje për ndëtimin e HEC në luginën e Valbonës, sipas asaj që zbuloi Top Story, ishin tre dy në lumin Valbonës dhe një në lumin Çerem, me një fuqi të instaluar në total 47 Megaëat, ku projektet nisën të zbatoheshin. Pas vendimit të parë të qeverisë, u lidhën kontratat koncesionare në vitet 2009 dhe në 2013-ën. Këto vendime të dhëna pikërisht në momentin kur vendi po shkonte drejt zgjedhjeve parlamentare.

Në vitin 2007 u miratua leja për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, në Valbonë. Shoqëria “Gener 2”, nënshkroi kontratën koncensionare me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si autoritet kontraktues.

Më pas një vendim tjetër parashikonte ndërtimin e 12 HEC-eve të vogla po mbi luginën e Valbonës, duke shkatërruar totalisht këtë pasuri kombëtare. Ky vendim nga kryeministri i asaj kohe lidhej me faktin se Shqipëria do të kthehej në një superfuqi energjetike dhe të rinovueshme në rajonin e Ballkanit.

Të gjitha HEC-et u anuluan nga qeveria Rama, por që mbetën në fuqi vetëm dy prej tyre, për shkak që çështjeve ligjore.

Protesta e banorëve

Që prej vendimit të dhënë nga qeveria për ndërtimin e HEC-eve banorët u ngritën në protestë dhe menjëherë u nisën e firmosën peticione kundër shkatërrimit të pasurisë kombëtare.

Banorët e Tropojës u shprehën asokohe se nuk ishin përfshirë në konsultime publike. Ata u vunë në dijeni të këtyre projekteve, pasi makineritë u shfaqën në terren e paralelisht nisën dhe protestat.

Në proces-verbalin e konsultimit për publikun kryer nga “Dragobi Energy” në vitin 2013, rezultojnë se kanë marrë pjesë 20 banorë dhe kanë shprehur miratimin e tyre për ndërtimin e HEC-eve. Aktivistët akuzuan kompaninë se kanë falsifikuar firmat e pjesëmarrësve dhe pretendojnë se në këto lista figurojnë të pranishëm edhe njerëz të ndarë nga jeta.

Beteja ligjore

Gjykata e Lartë e shqyrtoi çështjen pas kërkesës së paraqitur nga pala paditëse që përbehet nga banorët 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë, Shoqata “TOKA” dhe Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES.

Në vitin 2017 e njëjta kërkesë nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve. Ata kërkuan anulimin e dy hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, duke listuar argumentet që lidhen me ndërtimin në një park kombëtar të kategorisë së dytë dhe falsifikimin e firmave në dëgjesat publike. Disa muaj më vonë, Gjykata rrëzoi padinë e banorëve dhe organizatës “TOKA”.

Ky vendim u apelua dhe në qershor të vitit 2018 padia u pranua. Gjykata e Apelit urdhëroi pezullimin e punimeve. Në datën 31 korrik 2018, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tropojës vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë për pezullimin e punimeve për ndërtimin e HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës. Gjykata e Tropojës i dha të drejtën kompanisë koncensionare “Dragobia Energy” të vijojë punimet.

Më pas çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila dha vendimin përfundimtar për mos ndërtimin e tre HEC-eve, pezullimin e punimeve, duke zhbërë një padrejtësi ndaj një zone që ishte e mbrojtur me ligj si Park Kombëtar./Gazeta Shqip