Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimeve në median gjermane Bild ku i përfshirë është kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili bisedon me Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut, por edhe me zyrtarë të tjerë.
Ai shprehet se Bild ka bërë detyrën, ku ka publikuar diçka që e paralajmëruan ata që duan të rrëzojnë drejtësinë e re.
“Permes kurthesh te ndertuara ne bashkepunim me krimin dhe shkelje te renda te ligjit nuk vjen kurre demokraci por diktature. Bild ka bere detyren. Beri mire edhe sepse publikoi dicka qe e paralajmeruan politikane qe jane bodigarde te drejtesise se korruptuar qe duan te rrezojne drejtesine e re. Por permbajtja e pergjimeve duhet ti beje politikanet te hapin syte mire me ke bashkepunojne, edhe pse nuk jane hetues.
Faleminderit Bild!”, shkruan Petro Koçi.