Petrit Vasili thotë se zgjedhjet elektorale të 25 prillit kanë rënë dhe se procesi duhet të ripërsëritet.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, zëvendës kryetari i LSI-së fton shqiptarët të nisin betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shkrimi i plotë:
Raporti final i OSBE-ODIHR i vë vulen masakres zgjedhore te 25 prillit te shkaktuar nga qeveria!
Raporti final vulos faktin se ne 25 prill nuk pati zgjedhje, por nje masaker zgjedhore ku qeveria:
1.Beri shitblerjen me kriminale te votave te pare ndonjehere.
2. Perdori pushtetin duke shperdoruruar ne menyre kriminale te dhenat personale te qindra mijra qytetareve, te cilat jane tadhme ne duart e krimit te organizuar dhe trafikanteve duke tronditur rende sigurine publike dhe ate personale te qytetareve.
3.Shperdoroi pushtetin dhe administraten per presione mafioze mbi qytetare dhe bisnese, perdori dhjetra milion euro dhe e gjithe administrata u perdor si detashment kriminal zgjedhor kunder qytetareve
4.Media u zaptua kriminalisht nga qeveria per te mashtruar dhe dezinformuar qytetaret per qellimet elektorale te rilindjes.
Raporti final i OSBE/ ODIHR flet qarte:
“Praktikat gjerësisht të përhapura të shitblerjes së votave vazhduan të përbënin problem. Rrjedhja e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë edhe preferencat politike të zgjedhësve përbën shqetësim serioz dhe i bën zgjedhësit vulnerabël.”
“Partia qeverisëse mori avantazhe të konsiderueshme nga të qenit në pushtet, duke përfshirë përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga shpërdorimi i burimeve të administratës publike”.
“Kjo u amplifikua përmes mbulimit pozitiv të institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për shitblerje votash qenë të vazhdueshme gjatë fushatës dhe nisi një numër i madh hetimesh.”
Zgjedhjet e 25 prillit tashme kane rene.
Ne pushtet jane banditet rilindas qe grabiten ne menyre mafioze votat.
Ndaj beteja per zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte dhe mbetet nje beteje e shenjte dhe pa asnje kompromis per te shpetuar te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise nga rrenimi rilindas.