“Partizanin nuk do ta ndërroja me asnjë ekip tjetër ne bote”. Nën këtë moto, klubi i kuq, me dhjetëra ish-futbollistë legjenda të vendit, drejtues të Federatës, specialist të futbollit kanë nderuar në një ceremoni, ikonën e këtij sporti, të madhin Panajot Pano.
Shumë figura të njohura të sportit dhe jo vetëm pohojnë një zëri se Pano, ishte i përkryer brenda dhe jashtë fushe, një simbol i harmonisë sportive. Në ceremoninë përkujtimore, presidentit të futbollit, Armand Duka i’u propozua që “Arena Kombëtare” të marrë pikërisht emrin e legjendës Panajot Pano.
Natyrisht ky propozim duhet të kaloi tek këshilli Bashkiak, Ministria e Arsimit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe vetë zotit Rama.
Në fund, të pranishmit në eventin përkujtimor firmosën një peticion duke shprehur unanimitetin e tyre për emërtimin e Arenës Kombëtare me emrin “Panajot Pano”.