osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Peter Lucas, apo Alfred Lela: Vështirë ta dallosh se kush e ka bërë këtë shkrim! Sa i’a ka shitur Saliut këtë artikull gazetari?

Peter Lucas, apo Alfred Lela: Vështirë ta dallosh se kush e ka bërë këtë shkrim! Sa i’a ka shitur Saliut këtë artikull gazetari?

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, muajt e fundit ka udhëtuar disa herë drejt SHBA. Dhe pas çdo udhëtimi, ai publikon foto me gazetarin në pension Peter Lucas, që ka pas shkruajtur dikur për Shqipërinë.

Së fundmi, Lucas ka publikuar një shkrim në ‘Boston Herald’, ku merr në mbrojtje Sali Berishën, të cilin dikur e pat sulmuar egërsisht për ato që ka bërë në Shqipëri.

Nuk dihet tani se çfarë e ka shtyrë të ndryshojë mendim, vizitat e shpeshta të Lelës, apo diçka tjetër.

Se nëse lexoje shkrimin e sotëm, e kishte të vështirë të dalloje kush e kishte bërë shkrimin, Peter Lucas, apo Alfred Lela.

Ja një pjesë e shkrimit, që mban për autor, emrin e Peter Lucas:

“Arrestimi i McGonigal shkaktoi një stuhi zjarri politik në Shqipëri. Megjithatë, Rama, kreu i Partisë Socialiste, ka mundur ta kapërcejë stuhinë.

Ai është ndihmuar nga Blinken, ambasada e SHBA dhe Departamenti i Shtetit, të cilët vazhdojnë ta mbështesin atë, ndërsa godasin kundërshtarin kryesor politik të Ramës, ish-kryeministrin Sali Berisha të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë.

Berisha, 79 vjeç, që kërkon një rikthim politik, kandidon kundër Ramës në vitin 2025.

Blinken është zhytur gjer në grykë në politikën shqiptare, gjë që mund të rrjedhë nga sulmet e mëparshme të Berishës ndaj George Soros, një mik i familjes Blinken, i cili ka kërkuar të ndikojë në politikën shqiptare dhe sistemin e saj të drejtësisë.

Ambasadorja e Blinken në Shqipëri, Yuri Kim, u hodh në politikën shqiptare siç nuk ka bërë kurrë asnjë zyrtar tjetër amerikan. Ajo u përpoq të nxirrte Berishën nga Partia Demokratike, të cilën ai e themeloi pas rënies së komunizmit. Duke dështuar në këtë, ajo u përpoq ta largonte atë si deputet.

Blinken më herët i bëri një favor të madh Ramës, kur e ndaloi Berishën, dikur i preferuari i Departamentit të Shtetit, të hynte në SHBA. Ai e shpalli Berishën si person non-grata për ‘akte korruptive’ të paspecifikuara që dyshohet se kanë ndodhur kur Berisha ishte në pushtet 8 vjet më herët.

Së fundmi, Rama në dhjetor e vendosi Berishën në arrest shtëpie për korrupsionin e dyshuar të një marrëveshje toke 15 vjet më parë.

Berisha, kreu i parë i zgjedhur popullor i Shqipërisë pas rënies së komunizmit, shërbeu si president nga viti 1992-1997 dhe përsëri si kryeministër nga viti 2005-2013.

Ndalesa e shkurtër e Blinken në Tiranë, gjatë rrugës për në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, shërbeu si një shpërqendrim i madh për marrëdhënien McGonigal/Rama dhe dënimin e McGonigal. Rama mirënjohës e priti Blinken sikur të ishte kryetar shteti.

Vizita simbolizonte gjithashtu miratimin e Blinken për vendimin e Ramës për të arrestuar Berishën dhe për të gjymtuar fushatën e tij.

‘Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi,’ u tha Blinken gazetarëve shqiptarë, duke treguar se ai kishte parasysh Berishën, jo McGonigal apo ndonjë tjetër në Shqipëri.

Ndërkohë Berisha flet çdo natë nga ballkoni i banesës së tij në Tiranë për mbështetësit që mblidhen në rrugën poshtë.

Ashtu si Joe Biden, Edi Rama me ndihmën e Blinken po sigurohet që kundërshtari i tij të bëjë fushatë nga qelia e burgut. Politika në Shqipëri është fisnore, e poshtër dhe hakmarrëse, ashtu si në Amerikë”.