osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Peshqit e mëdhenj”, të pakënaqur për “peshqit e vegjël”!

“Peshqit e mëdhenj”, të pakënaqur për “peshqit e vegjël”!

Sigurisht që shoqëria shqiptare i njeh “peshqit e mëdhenj”, sepse në mënyrë automatike kjo shoqëri i ka parë në “aksionin” e tyre prej pothuaj tre dekadave! “Peshqit e mëdhenj” janë politikanët dhe kjo nuk ka dyshimin më të vogël, por po ashtu është e qartë tashmë, se ato duan një rrjetë tjetër! Duan mjetet e duhura, të forta, të mëdha dhe për më tepër institucionalisht të kaluara si provë në “peshkimin” e peshqve të vegjël ose më të vegjël! Aksionet e këtyre ditëve kanë nxjerrë peshqit e rrjetës së zakonshme, asaj me të cilën kapen zakonisht në të gjithë botën! Janë të “fortët” trafikantët, mafiozët e nivelit bazik, tokësor në shoqëri, të kamufluarit si biznesmenë dhe sidomos “zotëruesit e zonave” elektorale të “peshqve të mëdhenj”!

Aksionet kanë nisur, nuk mund të ndalen dhe dikush duhet lavdëruar për të tilla veprime që nuk janë bërë asnjëherë! Por ka dhe një aksion tjetër mediatik, që si vazhdimisht dhe zakonisht, tenton dhe provon të bëjë të “ndryshmen”, akuzën e ditës dhe devijimin nga realja!

Kjo strategji ka në thelb afrimin te mekanizmi i kapjes së “peshqve të mëdhenj”! Nuk ka “peshk të madh” realisht! Ka “peshq të mëdhenj” dhe me shumicë! Për popullin shqiptar edhe i shumë kërkuari në Sarandë si “boos-i” është “peshk i vogël” përballë “peshqve të vërtetë të mëdhenj”! Kapja e tyre pastaj, banditëve poshtë pra, punëtorëve të krimit poshtë, përbën dhe alarmin e vërtetë të atyre në politikë që janë “Peshq të Mëdhenj”! Çfarë ndodh? Po ndodh që mbas çdo arrestimi, mbas çdo prangosje, mbas çdo aksioni të suksesshëm, të dalin njerëzit e vazhdueshëm të politikës për ta çuar punën te politika, te kundërshtari politik, te trajtimi politik dhe akuza e “kapjes së peshqve të vegjël”! E para, e bëjnë punën politike, sepse po përgatiten të përballen me drejtësinë dhe strategjia e tyre është të mbrohen politikisht! Të dalin të “persekutuar” të regjimit të sotëm!?

Si kryetari i PD-së dhe ish kryetari ose njeriu më “peshk i madh” në PD, që tregojnë “pakënaqësinë” e tyre për peshqit e vegjël të kapur nga policia! Po pra, për baronët e trafiqeve, të drogës, të krimit të organizuar të biznesit kriminal në Shqipëri! Të njerëzve si majtas dhe djathtas por që kanë një ngjyrë, atë të krimit! janë të pakënaqur lidershipi i madh i PD-së?! Duke akuzuar “peshk të madh” një kryetar bashkia por sigurisht peshk i vogël në krahasim me çfarë veprimtarie dhe zotësie si “krokodilë” dhe “peshkaqenër” të vetë akuzatorëve! Janë të pakënaqur me të vegjlit trafikantë dhe drogaxhinj e kriminelë, sepse e çojnë stekën lart te politika! Ku? Po sigurisht te kundërshtari, por duke mos pasur parasysh fare veten! E kjo është apoteoza ose e dyta! Kjo është ajo që të acaron! Të bën të mendosh për këtë lloj arrogance sa idiote dhe kriminale! Po nëqoftëse Dako është peshk i madh për kapon e PD-së, çfarë është vetë ky, për shoqërinë shqiptare? Po “mjeshtri i tij politik”?!

Si ka mundësi të jenë kaq “sfaçiato” pa limite turpi në zbatim publik!? Dako “peshk i madh” dhe akuzatori tij aspak “peshk”?! Po për mirë apo keq krahu përballë tyre, po lejon të shkojnë në burg ish dhe jo ish të partisë së tyre! Kë kanë lejuar të tillë akuzatorë pa “din e iman” nga partia e tyre të përballet me drejtësinë! Këto jo vetëm nuk kanë lejuar drejtësi, por e kanë pasur në shërbim të tyre politikisht! Si ka mundësi që nuk e dinë (e dinë shumë mirë) se janë në “tempullin e madh të muzeut të peshqve të mëdhenj të Shqipërisë”! Janë një muze i madh, i përkryer “peshkaqenësh” që deri tani kanë shqyer dhe shkatërruar rrjetën e drejtësisë! Tani po ju vjen infrastruktura e duhur, për tu kapur nga drejtësia! Kjo infrastrukturë është e dobët, por që kur thonë për “prokurorinë dhe gjykatën e krimeve të rënda” si kriminale, kuptohet se po qartësohen për krijimin e infrastrukturës së “peshqve të mëdhenj” të Shqipërisë! Akoma më shumë për SPAK dhe BKH që po e sabotojnë orë e minutë dhe jo vetëm këta, por dhe shumë “peshq” në Kuvendin e Shqipërisë!

Prandaj janë të pakënaqur me “peshqit e vegjël” dhe ky është një delir që nuk i lejon të gjejnë një arsye më inteligjente, më racionale! Ju ka humbur shikimi dhe vështrimi, ju ka humbur aftësia për të qenë të zgjuar dhe të kapërdishëm për publikun! Janë në ankth të madh! Jo vetëm djathtas por dhe majtas me shumicë! Sa më shumë që kapen “luogotentet” e tyre kriminelë në zonat elektorale, aq më shumë bëjnë zhurmë kundra policisë, prokurorisë dhe një gjykate që po veprojnë?! Përgatiten të mbrohen politikisht! E kanë zakon të vetin pothuaj të gjithë!

Vetëm se ka diçka! Sot po fillon të duket paksa drita në fund të tunelit! Mekanizmi është “shkrehur” dhe nuk mund të mblidhet dhe kontrollohet më! Nuk mblidhet dot as me urdhër dhe as me para! Pse? Po sepse tashmë është bërë “m..ti mullar” me fakte dhe era ka shkuar kaq lart në SHB dhe BE, sa që edhe po të duan këto në Shqipëri, nuk mbyllet dot kjo punë! Drejtësia edhe pse ngadalë, po pastrohet nga lëtyrat e maskarenjtë, dhe sigurisht faktet janë për peshqit e mëdhenj në politikë. Duhet vetëm të plasë e para rrjetë e tillë dhe të gjithë një nga një, nuk do të mbrohen dot, sepse do të përflasin njëri tjetrin! Para drejtësisë do të bëhen llapazanë për të shpëtuar edhe më të voglën gjë! Nuk është se po ndodh vetëm te ne kjo gjë! Jo ka ndodhur dhe në vende ku e ku më të rrezikshëm dhe të mëdhenj se sa ky i joni!

Ka peshq të mëdhenj sa të duash dhe një pjesë e tyre fshihen, kurse një pjesë e lidershipit në delir dhe frikë, po llapin përditë! Kjo është koha në fakt! Ajo është projektuar nga ndërkombëtarët dhe po fillon të luhet vetëm dokumentari. Nuk do të zgjasë shumë dhe do të shikojmë filmin! Kjo sigurisht është një ditë që do të vijë dhe atëhere seriozisht “pakënaqësia” për “peshqit e vegjël” do të jetë pothuaj një “mrekulli” në aspektin mediatik./Nga Besi Bekteshi