Në samitin e sotëm të Ballkanit të Hapur mbajtur në Ohër morën pjesë 5 vende të Ballkanit. përveç tre vendeve iniciator të nismës në rolin e vëzhguesit morën pjesë edhe kryeministri i Bosnjes dhe si i ftuar për antarësim ai i Malit të Zi.
Nisma, sipas organizatorëve të saj, sot synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.
Ja çfarë mendojnë të pesë kryetarët “budallenj që po bëhen vegël e Vuçiçit”
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bonje-Hercegovinës, Zoran Tageltija, ka dhënë mesazhin e tij në Samitin e Ohrit, ku tha se vendi i tij do të bëhet pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur” shumë shpejt.
“Në Bosnje-Hercegovinë ka ndikim nga ana e individëve, ambasadave të caktuara, që vlerësojnë se ky vend nuk duhet të jetë ende pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Kur mora ftesën, mendova nëse duhet të vij, dhe nëse po, çfarë të them. Këtu jam për faktin se shumica e njerëzve atje e mbështesin këtë nismë. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë dhe të pranojmë të gjitha marrëveshjet, në çastin kur miratohet një vendim politik. Këtu jam edhe sepse jam i sigurt që kjo është e mirë për komunitetin e biznesit.
Jam i sigurt që “Ballkani i Hapur” mund të potenciojë një zhvillim të rajonit. Bosnje-Hercegovina më vonë apo më herët do të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Besoj se shumë shpejt ky vend do të jetë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
President i Serbisë Aleksander Vuçiç:
Në javën e ardhshme do të kemi video konferencë që të vijojmë përgatitjet tona dhe të arrijmë të sigurojmë gjetjet më të mira për të ndihmuar njëri tjetrin. Të bashkëpunojmë dhe të gjejmë zgjidhje që njerëzit të jetojnë më mirë.
Rezultatet nuk mund të jepen menjëherë, por do ti shohim çdo ditë. Ne do të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjitha qytetarëve tonë dhe të ulim të gjitha procedura burokratike.
Sot kemi arritur shumë në raportet, si të këmbimeve tregtare por edhe i . ne nga Serbia asgjë nuk kërkojmë as nga Maqedonia, vetëm dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, dhe falënderoj Ramën se edhe ku kemi qenë në presion nga anë të ndryshme dhe kur është dashur të heqë dorë nga Open Balkan, ka treguar fuqi të madhe të liderit.
Si kryetari i Serbisë I kam borxh një falënderim të madh se pa fuqinë e tij Ballkani i Hapur nuk mund të mbijetojnë,”, tha ai.
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç:
“Do të them përshtypjet e mia. Kjo është një fytyrë e re e Ballkanit Perëndimor. Të gjitha temat kanë të bëjnë me standardin e jetës së qytetarëve të rajonit. Kjo është një qasje e re dhe paraqet një kthesë të paimagjinueshme dhe unë apeloj që herën tjetër të mos jemi pesë, por 6.
Kjo nismë të ketë gjithnjë edhe më shumë pjesëmarrës. Qytetarët nga të gjithë ne kërkojnë që të gjejmë zgjidhje të përbashkëta. Ne jemi të interesuar për bashkëpunim. Kontributi ynë do të jetë i realizuar. Isha nder të madh dhe shpresoj që në raste të tilla do të drejtohemi qytetarëve. Ju uroj të gjithëve shëndet. Maqedonia e ka arsyetuar rolin e vet në shtet që gjitrhnjë është e hapur. Ju ftoj që gjatë pushimeve të verës të vizitoni Malin e Zi dhe ne në nivel politik do të mbështesim qytetarët”, tha ai.
Daniel Eskobar, dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”, duke nënvizuar se çdo nismë duhet të përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë.
Duke ju drejtuar me një video mesazh takimit të kësaj nisme që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, zoti Escobra tha se Shtetet e Bashkuara e shohin rajonin nga prizmi i shekullit të 21-të e jo nga problemet e shekullit të 20-të.
“Ky nuk është projekt politik, por është një projekt shumë i rëndësishëm ekonomik. Dhe me rëndësi është që të mbetet projekt ekonomik në mënyrë që të përqendrohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit dhe të keni përkrahje më të madhe”, tha mes tjerash zoti
Kryeministri shqiptarë Edi Rama
“Ballkani i Hapur’ nuk është i Serbisë siç dëgjojmë këtyre ditëve, por i të gjithë njerëzve që jetojnë këtu, është i fermerëve shqiptarë, sa më shumë të afrohemi aq më shumë zgjidhim problemet dhe armiqësitë, aq më shumë kemi mundësi të zgjidhim edhe problemin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha kryeministri Rama, duke komentuar debatet që nxiti edhe një deklaratë e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili e cilësoi Ballkanin e Hapur, nismë të Beogradit.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski
Ne si shtet kemi miratuar vendime të vështira për rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE. BE-ja nuk e ka përmbushur premtimin e saj dhe shpresoj që një ditë të ndodhë një gjë e tillë. Në javën e kaluar u bisedua për tema të ndryshuar ku ministrat tonë kanë qenë prezentë në Washington. Ne kemi rol aktiv në OSBE. Në fund për Ballkanin e Hapur nuk do të përsëritem as me Aleksandrin as me Edin. Kjo është ide origjinale e parimore e bazuar në vlera europiane. Kemi të drejtë edhe ne të jetojmë me vlera europiane. Kufijtë të vetëm që ekzistojnë në Europë janë vetëm në Ballkan, prandaj kjo iniciativë është më e mira e mundshme që fillon nga nevojat e qytetarëve dhe bizneseve. BE-ja do të jetë gjithmonë një qëllim strategjik por ne do të avancojmë gjithmonë me iniciativa.”- tha kryeministri maqedonas./Ekskluzive.al