osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë ranë në Vetting/ Medi Bici “godet” kolegët e shkarkuar

Pesë anëtarë të Gjykatës së Lartë ranë në Vetting/ Medi Bici “godet” kolegët e shkarkuar

Procesi i Vettingut e ka lënë Gjykatën e Lartë, vetëm me katër anëtarë.  Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, dhe anëtarët e Edmond Islamaj, Ardian Dvorani dhe së fundmi Medi Bici e kanë kaluar Vettingun. Për të paktën dy prej këtyre anëtarëve nuk ka ndonjë ankimin nga ONM apo Komisioniseri Publik.

Ardian Dvorani dhe Medi Bici, tashmë mund t’i shijojnë të qetë pushimet, ndërsa Xhezaui Zaganjori dhe Edmond Islamaj ndodhen sërish me një këmbë në Vetnig për shkak të reagimeve të ONM –së dhe Komisionerit Publik.

Sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë, gjyqtarin Medi Bici.

Sipas KPK-së, Bici rezultoi i pastër në te treja shtyllat.

DSIK dorëzoi një raport pozitiv përsa i përket figurës së gjyqtarit Bici, duke deklaruar se është i pastër dhe se ka aftësi të zbatuese të ligjit dhe ka aftësi arsyetimi ligjor.

 KPK deklaroi, se hetimi i DSIK ka hedhur poshtë edhe 15 denoncime nga ana e publikut.

Nga ana e tij, Bici ka përgëzuar Komisionin për ekspertimin e bërë duke u shprehur më pas se shpreson për një rikonfirmim në detyrë.

Kujtojmë se Bici është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas vendimit të KPK-së, gjyqtari Medi Bici ka thënë se ndihet i vlerësuar nga vendim i KPK –së.

Në mënyrë indirekte ai ka “goditur”, kolegët e tij të shkarakuar nga Vettingu.

“Ndihem i vlerësuar. Kush e meriton të qëndrojë në sistem, kush jo, të largohet”- tha Bici./CNA.al