ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka zgjedhur të kalojë fundjavën në bregdetin shqiptar.
E me sa duket edhe pse për të pushuar, Haradinaj nuk mund të shkëputej nga politika. Ai është takuar me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, nga bashkëbisedimi me të cilën ka publikuar dhe foto, ndërsa ndan dhe temën bisedës.
“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona.
U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, shkruan Haradinaj.