osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Persekutorët: Aktorët me “biografi te keqe” Robert Ndrenika, Anagnosti dhe Shyti të largohen nga teatri

Persekutorët: Aktorët me “biografi te keqe” Robert Ndrenika, Anagnosti dhe Shyti të largohen nga teatri

Libri i Kaloçit / “Shkrimtarët dhe artistët…”, publikon relacionin sekret të të vitit 1977 të sekretarit të Partisë të Tiranës, Simon Stefani, për Komitetin Qëndror, lidhur me 67 artistët e aktorët me “biografi të keqe” që duheshin larguar sa më parë nga institucione artistike të kryeqytetit dhe Ministria e Arsim-Kulturës…?!

Raporti sekret: “Sheri Mita dhe Ferial Alibali janë hequr. Nga aktorë janë problem Roza Anagnosti, Ilia Shyti dhe Robert Ndrenika, për të cilët organizata bazë u porosit të deçizojë për largimin e tyre duke përcaktuar rrugët dhe afatet konkrete. Ndrek Shkjezi që përfshihet në studimin e organizatë-bazë në fundin e vitit del në pension. Për këtë institucion mbetet problem dhe qënia e 6 vetave me lidhje gjinie (burrë grua)”.

Dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një relacion me siglën “sekret” i vitit 1977, ku sekretari i Komitetit të Partisë për Tiranën, Simon Stefani, informon Sektorin e Kuadrit pranë Komitetit Qëndror të PPSH-së, që mbulohej nga teknikisht nga Mihal Bisha,(detyrë funksionale e kishte Hysni Kapo), lidhur me “Zbatimin e detyrave të lëna nga ekipi i Komitetit Qëndror, për problemet e kuadrit në Ministrinë e Arsimit e Kulturës, Teatrit Operas e Baletit dhe Teatrin Popullor”.

Apo thënë më saktë, ky relacion i bërë nga sekretari i Komitetit të Partisë së Tiranës që mbulonte problemet e artit, kulturës dhe propagandës, Simon Stefani, (i sapo zgjedhur ato vite dhe si anëtar i Byrosë Politike të K.Q të PPSH-së), i njohur ndryshe si njëri nga njerzit më dogmatikë të udhëheqjes së lartë, kishte të bënte me largimin e artistëve dhe aktorëve me “probleme biografike”, që kishin disa nga instutucionet kryesore artistike të Tiranës. Siç ishin; Teatri i Operas dhe Baletit, Teatri Popullor, apo dhe vetë Ministria e Arsim-Kulturës e asaj kohe. Dhe siç do të shikojmë dhe nga dokumenti në fjalë, numri i tyre arrinte në plot 67 veta, ku 28 ishin nga Ministria e Arsim-Kulturës, 14 nga Teatri Popullor dhe 25 nga ai i Operas e Baletit.

Kjo periudhë kohe (1975-1977), koinçidon e përkon me dënimin e gjithë krerëve të Ministrisë së Arsim Kulturës, duke filluar nga ministri, Thoma Deljana dhe zv/ ministrat, Mantho Bala, Hasan Duma, etj kuadro të lartë të atij dikasteri, ku një pjesë përfunduan burgjeve e internimeve të regjimit komunist, ndërsa të tjerët u dërguan në punë krahu në prodhim, apo dhe barinj delesh, si ministri, Thoma Deljana në një fshat të Tepelenës?! Dhe kësaj “fushate spastrimi” i kishte paraprirë dënimi i të ashtuquajturit “Grupi armiqësor liberal në art e kulturë”, me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin. Në këto kontekst dhe atmosferë kohe të goditjes që po bënte udhëheqja e lartë e PPSH-së dhe vetë Enver Hoxha personalisht, ndaj njerëzve të artit e kultures, bën fjalë dhe ky dokument arkivor, ku kërkohej “spastrimi” i plot 67 artistëve, aktorëve e njerëzve të tjerë që kishin lidhje me artin e kulturën.

Dhe “sëpata” e luftës së klasave do të binte fillimisht tek ata artistë dhe aktorë që kishin “probleme biografike”, më të mëdha se të tjerët, si Bujar Lako, Bujar Kapexhiu, Sheri Mita, Ferial Alibali që ishin hequr dhe dërguar në prodhim. Për të vazhduar më tej me aktorë të tjerë të mëdhenj të skenës dhe ekranit, si: Robert Ndrenika e Ilia Shyti, (që siç kemi parë dhe në dokumente të tjera në faqet e këtij libri, kishin vëllezërit të arratisur nga Shqipëria), apo aktorja e talentuar me origjinë mirditore, Roza Xhuxha (Anagnosti), për të cilët kërkohej urgjent largimi i tyre nga Teatri. Edhe pse falë edhe talentit të tyre dhe pjesëve teatrale apo filmave ku ato kishin interpretuar deri në atë kohë, ata nuk u hoqën, por ishin dhe mbetën një problem i madh për udhëheqjen, deri në shëmbjen e regjimit komunist.

Siç shihet dhe nga faksimilja përkatëse, në dokumentin në fjalë nuk ka një shënim nga Hysni Kapo lidhur me problemin që shtrohet, gjë e cila ka të bëjë se atu flitet për zbatimin e detyrave të lëna të cilat kërkonin një periudhë kohe të caktuar për t’u realizuar dhe jo një moszbatim urdhëri apo vendimi?! Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumenteve të këtj libri, edhe ky publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim apo ndryshim.
PARTIA E PUNES SHQIPERISE
KOMITETI PARTISE
TIRANE
Nr. 1096, Prot. Tiranë. Më 21.7.1977
KOMITETIT QENDROR TE PPSH
(Sektorit të kuadrit)
Tiranë
Bashkangjitur ju dërgojmë relacionin që bën fjalë: Mbi zbatimin e detyrave të lëna nga ekipi i K.Q. për problemet e kuadrit në Ministrinë e Arsimit e të Kulturës, Teatrin e Operas e të Baletit dhe Teatrin Popullor.
SEKRETARI I K.P TIRANES
(Simon Stefani)

RELACION
MBI ZBATIMIN E DETYRAVE TE LENA NGA EKIPI I KQ PER
PROBLEMET E KUADRIT NE MINISTRINE E ARSIMIT E TE
KULTURES, TEATRIN E OPERAS DHE BALETIT DHE TEATRIN POPULLOR
Në muajin Qershor 1977 kontrolluam zbatimin e detyrave të lëna nga ekipi i Komitetit Qëndror të Partisë në korrik 1976; Mbi punën me kuadrin e Ministrisë e Arsimit dhe Kulturës, Teatrin e Operas e të Baletit dhe Teatrin Popullor, si dhe zbatimin e porosive të shokut Hysni Kapo të bëra mbi këtë material.
Nga kontrolli konstatuam se:
Organizatat bazë të Partisë të këtyre institucioneve gjatë këtij viti në analizat që kanë bërë për zbërthimin e materialeve të Partisë e sidomos të materialeve të Kongresit të 7-të, të ndihmuar dhe nga konkluzionet që i la ekipi i K.Q para një viti, kanë thelluar më tej punë e Partisë me kuadrin, janë orientuar më mirë nga direktivat e Partisë për këto probleme që kanë realizuar në përgjithësi mirë detyrat e lëna, si në drejtim të njohjes dhe evidentimit të kuadrove të papërshtatshëm për këto institucione, të sjelljes së kuadrove të reja sipas kritereve që ka vendosur Partia, të edukimit dhe kualifikimit të tyre.
Në Ministrinë e Arsimit e Kulturës që nga muaji korrik 1976 në zbatim dhe të detyrave që la ekipi, kanë qarkullua 6 veta, janë larguar si të papërshtashëm për të punuar në dikaster 5 veta, me qëllim freskimi apo të marrur jashtë kritereve janë larguar 4 veta.
Kështu gjatë këtij viti janë larguar gjithsej 15 veta. Janë të planifikuar edhe 13 veta të tjerë për të lëvizur si të papërshtatshëm për të punuar në dikaster dhe që i përfshijnë kriteret e qarkullimit. Ndërmjet tyre janë dhe Luan Kulla, Hiqmet Meçe, Tefta Kerenxhi, me të dhëna biografike jo të mira që po zvarritet lëvizja e tyre.

Në largimin e kuadrove nga dikasteri paraqet vështirësi sistemimi i tyre në punë, por kritikuam tendencën e organizatave bazë dhe të drejtuesëve që shumicën e tyre kërkojnë t’i mbajnë në Tiranë. U kritikua dhe fenomeni që disa kuadro si Aziz Tahiri, Veiz Lelo etj, ka kohë që u është komunikuar se do të largohen, por zvarritet largimi i tyre, gjë që siç u tha bëhet pengesë për punën.
Gjatë kësaj periudhe janë marrë në dikaster 23 kuadro të reja në përputhje me normat dhe kriteret e caktuara nga Partia dhe mbetet edhe 7 vënde vakant. Me kuadrot e reja bëhet një punë për
edukimin dhe kualifikimin e tyre. Akoma vërehen te disa shokë tendenca për të marrë kuadro edhe të thjeshta si inspektor nga rrethet, kur këto mund të gjenden në Tiranë. Shokët e Ministrisë ngritën dhe disa vështirësi për marrjen e kuadrove të reja, sepse shpesh kuadrot nuk pranojnë të vinë në dikaster, ose institucionet e ndërrmarrjet e Tiranës nuk i japin ato. Edhe Komiteti i Partisë dhe Komiteti Ekzekutiv Tiranë, nuk kanë ndihmuar sa duhet në këtë drejtim, tani po marrim masa për t’i ndihmuar më konkretisht shokët e dikasterit në këtë drejtim. Megjithë vështirësitë që ka, nga ana e Komitetit Ekzekutiv duhet një interesim më i madh për sistemimin me shtëpi dhe punë për grate e kuadrove që janë në dikaster nga rrethet.

Në Teatrin Popullor nga viti i kaluar e deri tani është bërë një punë e mirë për largimin e elementëve me biografi jo të mirë. Nga 14 veta që kishte të evidentuar organizata bazë e Partisë, kanë mbetur deri tani 6 veta që duhet të largohen. Shumica e të larguarëve kanë dalë në pension. Ndërsa Sheri Mita dhe Ferial Alibali janë hequr. Nga aktorë janë problem Roza Anagnosti, Ilia Shyti dhe Robert Ndrenika, për të cilët organizata bazë u porosit të deçizojë për largimin e tyre duke përcaktuar rrugët dhe afatet konkrete. Ndrek Shkjezi që përfshihet në studimin e organizatë-bazë në fundin e vitit del në pension. Për këtë institucion mbetet problem dhe qënia e 6 vetave me lidhje gjinie (burrë grua).
Në Teatrin e Operas dhe të Baletit nga studimi që i kanë bërë organizata bazë të partisë përbërjes politike të punonjësve, ishin planifikuar gjithësej 25 veta për t’u larguar nga institucioni, nga këto gjatë vitit 1976 ishin planifkuar të largoheshin 16 veta dhe janë larguar 13. Komiteti Ekzekutiv i rrethit për ata që do të sistemohen në Tiranë dhe në Ministrinë e Arsimit për ata që shkojnë jashtë rrethit, duhet të prekupohen më seriozisht për t’i vendosur në punë këta artistë. Krahas njerëzve me përbërje jo të mirë politike, në këtë institucion janë grumbulluar edhe shumë aristë me lidhje gjinie, shpërndarjen e të cilëve po e studjojnë organizatat-bazë, po përcaktojnë ata që nuk dëmtojnë punën po të largohen dhe po përcaktojnë afate konkrete largimi.
Gjatë kontrollit të metat që konstatuam i kritikuam rëndë dhe vumë organizatat bazë më mirë në krye të problemeve të kuadrit, duke ju lënë dhe detyra konkrete. Gjithashtu nxorrëm edhe detyra për Komitetin e Partisë të Rajonit nr. 1 që mbulon këto institucione dhe për veten tonë.
SEKRETARI KP TIRANES
(Simon Stefani)
Tiranë më 18.7.1977