Kishte kohë që nuk e kemi parë Anisën të dalë nga shtëpia. Mbase javë“. Kështu e nis rrëfimin një fqinje e tre grave, dy prej të cilave nënë e bijë u gjendën të v.dekura, ndërsa e treta Blera Josifi u transportua me urgjencë në spital për t’i shpëtuar jetën.
“Mendojmë, një ekspert i k.riminalistikës se së paku prej tre javësh nga mos ushqyerja ka ndërruar j.etë Anisa Josifi. Duke refuzuar ushqimin e dyta që ka humbur jetën nga kjo mënyrë e rrallë vetëf.lijimi është e ëma që dyshohet të ketë v.dekur së paku dy ditë më parë, ndërkohë që femra e tretë që jetonte me to, përpëlitej mes jetës dhe v.dekjes”.
“Vajzës i është dhënë asistenca dhe vlerat ushqimore në rrugë mjekësore”, tregoi një ekspert policie i cili këmbëngul se pavarësisht këtyre dyshimeve do të jetë fjala e mjekëve ligjorë që do përcaktojnë definitivisht shkaqet e vetëf.lijimit.
Por, era e keqe në shtëpinë e tyre si edhe dekompozimi i trupit të më të resë tregon, se ato e kishin vendosur të v.disnin duke i dhënë fund jetës me refuzimin e ushqimit.
“Ato ishin të qeta në botën e tyre. Ne përpiqeshim t’i ndihmonim, por ato refuzonin. Kishin kohë që frekuentonin fenë. Me prejardhje ishin nga Përmeti.
Bashkëshorti i Zhanetës ndërroi jetë dhe të treja nënë e bijë jetonin bashkë”, tregon një qytetare, e cila nuk di të tregojë saktësisht se për çfarë besimi bëhet fjalë dhe kur saktësisht ato hynë në besim.
Zhaneta dhe dy vajzat e saj kishin në shtëpi libra për ringjalljen pohoi shkurtimisht një ekspert policie, sipas të cilit duhet bërë kujdes për ta thënë paraprakisht besimin e tre grave.
“Por e vetmja që do të hedhë dritë veç ekspertizës mjeko-ligjore do të jetë edhe dëshmia e të mbijetuarës”, shtoi burimi policor në komisariatin e Kombinatit.
Precedenti
Po përse policia po rezervohet të mos tregojë përfundimisht se për cfarë besimi bëhet fjalë? Jozyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët gjatë dy dekadave kanë patur jo pak raste vetëv.rasjesh, kryesisht të adoleshentëve.
Pika kulmore e dhënies fund të jetës nga praktikantët e këtij sekti është shënuar rreth viteve 2004 deri në 2008, ku në Tiranë u raportuan edhe fëmijë që mendohej që u vetëv.ranë.
Njëri prej tyre jetonte në zonën e Krrabës, ndërsa tjetri në Paskuqan. Por, katër muaj më parë, po në Tiranë ndërroi jetë një djalë i ri, forma e vetëv.rasjes ishte e padëgjuar më parë në kryeqytet. Ai refuzonte ushqimin.
Pas përpjekjeve të familjes, të cilët kishin njoftuar edhe psikologët për ndryshimin radikal të v.iktimës, i riu sipas burimeve u largua nga shtëpia.
Ai u denoncua i larguar nga e ëma në polici dhe pas shumë kërkimeve, djali u gjet i pajetë nga mos ushqyerja në afërsi të zonës së Mjull Bathores.
Por kjo ngjarje u mbajt sekret në atë kohë dhe hetimet po vazhdojnë ende për t’i vendosur një emër se çfarë praktikonte v.iktima.(gazetaSI)