osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse tabori i çoroditur i “Korbave”, sot nxijnë e “krikëllijnë” kaq shumë…?

Përse tabori i çoroditur i “Korbave”, sot nxijnë e “krikëllijnë” kaq shumë…?

Nga Pandeli Bardhi

Ajo që dihet mirë, tabori i “korbave” ka tre dekada që kanë qenë e janë të çoroditur sepse sa për atë që vetëm nxijnë, kjo nuk është e veçantë mbasi ata, të zinj kanë qenë e vazhdojnë të mbeten të tillë sepse nuk janë si Ujku që “qimen e ndërron por zakonin nuk e harron” kurse “korbat” nuk e ndërrojnë ngjyrën e pendëve..

\Të mendosh më pas, që këta të vijnë në pushtet, është si të iki “Balua” e të vijë “Larua’! Nuk është më çudi që ky “tabor” vazhdon përleshjet brenda vetes ku njëri i bie “gozhdës” e tjetri “patkoit”, ama, kur është punë në dëm të Shqipërisë bëhen të gjithë në një mëndje.. Të gjithë, në këtë rast, folën me të njëjtin zë. “Qeveria Rama, nuk e meriton hapjen e negociatave, sepse asnjë kusht që i ka vënë BE-ja, nuk e ka plotësuar..”!

Për sa i përket “krikëllimave” të tyre të forta si asnjëherë tjetër, kjo shpjegohet për disfatën që pësuan kohët e fundit, për “bombën” që u rra mbi kokë, atë të fillimit të hapjes së negociatave të Be-së me Shqipërisë e tyre, nëqoftëse nuk e mohojnë. Nuk e treguan, të paktën atë më minimalen, të shtireshin qoftë edhe formalisht si të entuziazmuar apo edhe më kollaj akoma të heshtnin sepse edhe heshtja sidomos për këta e në këto momente, është flori, në një kohë,që nuk kanë lënë: derë e deriçka” nëpër Europë pa trokitur që “Shqipëria, nuk e meriton hapjen e negociatave” sepse “Shqipëria, ka probleme të mëdha me krimin e korrupsioni” etj, etj të paktën, për një ose dy ditë të mbyllnin gojë.

\Kanë një taktikë të hershme këto lloj “korbash” që e kanë amanet nga “Njëshi” i tyre, që kur janë në pushtet, ‘fshihen” me një të rënë të lapsit” të gjitha krimet dhe korrupsionet dhe lulëzojnë vetëm fitoret mahnitëse.. Por jo, nuk ishte e thënë. Ata u prezantuan duke folur përçart me shprehje duke filluar qysh nga “Berishizmit” e dala boje e të pluhurosura qysh nga shekulli i kaluar e deri tek “allatritanshehizmat” e vjetra që përpiqen të japin mënd se “Shqipëria, ka probleme të shumta me krimin dhe korrupsionin dhe nuk e meritonte hapjen e negociatave..”

Nuk e mbajtën të paktën në thellësi të shpirtit të tyre këtë pakënaqësi që do të ishte gjysma e të keqes, por e shprehen me tërë urrejtjen dhe në vend që të vendosnin “vetullat” i nxorën edhe “sytë” e tyre, fituan edhe më shumë urrejtjen e shumicës së qytetarëve….

Unë, nuk e kam fjalën që Shqipëria nuk ka probleme të thella dhe shqetësuese sidomos me krimin dhe korrupsionin, por fjala është që në fund të fundit, është një meritë e tërë forcave politike, pa përmendur se kush ka merita më shumë e kush më pak, pavarësisht edhe kohës së gjatë të pritjes “prapa derës” së Europës.. Më në fund negociatat u hapën, u hodh një hap historik përpara dhe ky hap i vonuar, por që “më mirë vonë se kurrë”, detyrimisht, kërkon më shumë punë, më shumë angazhim edhe nga qeveria së pari, edhe nga opozita, edhe nga qytetarët.

Tabori i “korbave” opozitarë, nuk shpreh as angazhimet që dalin edhe për ata, nuk shprehin dhe as nuk marrin përsipër detyrimet e tyre. Ja të dëgjojmë disa “krakëllima” kukuvajkash të orëve të fundit. “Partia demokratike, me të ardhur në pushtet, do të plotësojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga çelja e negociatave me BE-në, duke përmbysur regjimin e Ramës..”! “Hapja e negociatave me BE-në që Rama gjithmonë i ka sabotuar, janë një angazhim për Partinë Demokratike dhe ajo, do të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin prej saj”! “Çelja e negociatave, nuk është meritë e Edi Ramës, por është “dhuratë” e BE-së dhe meritë e Maqedonisë së Veriut.

Edi Rama, është pengesa më e madhe për futjen e Shqipërisë në BE dhe , Partia Demokratike, sapo të vijë në pushtet, do ta eliminojë këtë pengesë”! Doemos, kanë të drejtë tani që Rama, u a solli tek “goja”, këta nuk kanë më telashe apo ecejake, por vetëm të “përtypen”! Ç’farë sakrifice të madhe që do të bëjnë për të realizuar “ëndrrën” e kahershme të shqiptarëve..me “fitore” e kanë filluar para tridhjetë viteve dhe me “fitore” do e mbyllin. Të tjerë, qysh nga momenti i hapjes së “derës”, menduan për tërë natën se ç’farë do të përrallisin duke e ditur që kjo është një rrugë pa kthim, por të paktën të ulin sadopak meritat e Qeverisë Rama, i cili në mos me meritë, nuk mund të mohojmë që në qeverisjen e tij u hodh ky hap historik dhe me pak mundime e sakrifica, atij i ra në “pjesë” që të marri këtë flamur dhe duam apo nuk duam ky është një fakt. Të paktën Balla, është më modest kur shprehet që kjo “është meritë e tërë forcave politike dhe fitore për të gjithë shqiptarët”

“Krikëllimat” vazhdojnë :”Rama gënjen thotë një “filozof” PD-ist sepse negociatat, nuk janë hapur, por vetëm sa u pranua kërkesa apo si të themi, vetëm sa kemi hyrë në paradhomë në një kohë që “derra” është e hapur ! Të kuptohemi, nuk bëhet fjalë për derën përpara paradhomës, po për atë nga hynë e cila qëndron hapur, duke nënkuptuar që “andej nga hymë shumë shpejt edhe do (jo mund) të dalim prapë’ duke lënë të kuptohet që “nuk do të jetë e largët dita, kur të dalim përsëri sepse ne, nuk e meritojmë, për vetë problemet e shumta që kemi me krimin dhe korrupsionin, me kushtet që na ka vënë Europa dhe ne nuk kemi plotësuar asnjërën prej tyre.

Të vazhdosh më gjatë me të tilla shprehje “korbash” që ndjellin vetëm zi, nuk ja vlen sepse jo sot, as kohët e fundit, por qysh tre dekada më parë, me këtë gjuhë kanë folur “shakaxhinjtë e përparimit” për të cilat bënte fjalë Noli dhe “shakaxhinj” më të mëdhenj nga këta, që ne kemi e kemi patur, nuk mund të gjesh. Por tabori i “korbave”, kanë edhe mediat e tyre vizive apo të shkruar që gjithë ditën në shërbim të tyre, jo vetëm u bëjnë iso, por bëjnë edhe vetë politikë në interes të tyre

Një gazetë e partisë, në ç’do ditë të vitit e hap siparin e saj me këstet që do të marrin të përndjekurit, listat e atyre që do të marrin këstin e radhës, sa do të rriten pensionet, si do të merren shpërblimet që do të japi Qeveria, si do të shpërndahen ato.. Kjo nuk ka asgjë të keqe sepse shtypi i lirë i “Roma për toma” biznes është, dhe kjo është punë e tyre, me qëllim që pensionistë e të përndjekur të vrapojnë për të zënë radhën për të parë e lexuar këto “xhevahire”! Por vetëm që harrojnë apo bëjnë sikur harrojnë që as të përndjekurit as pensionistët, nuk janë ata të para dhjetë viteve që lexojnë vetëm zhgënjime…..

Në rastin konkret, sapo e morën lajmin “ogurzi” i lanë mënjanë këstet dhe pensionet dhe me gërma kapitale u morën me “:Shuplakat”, të cilat këto i bashkuan gazetat e para të Opozitës..E kishin fjalën për “shuplakën” që DASH, i dha Qeverisë për trafikimin e qenieve njerëzore, për politikanët e korruptuar dhe mos ndëshkimin e tyre, për korrupsionin etj, etj. Një tjetër gazetë, si gjithmonë por sidomos në këtë ditë “të zezë” për të “zinjtë” bënin fjalë për “Dekoratat e krimit e të korrupsionit që mbajnë varur në qafë rilindasit..Nuk kam asnjë kundërshtim që rilindasit, i meritojnë dekorata të tilla, por i meritojnë edhe ata “korba” të “taborit” që ushqejnë këtë gazetë për të cilën nuk ka shkruar asnjë llaf duke preferuar që më mirë të bëhen të pabesueshëm sesa të denoncojnë “dekoratat” e krimit e të korrupsionit të shefave të tyre.

.Po të ishin kaq të pastër këta që marrin në mbrojtje disa gazeta,do të ishte normale që të bëheshin shembulli i politikanëve të pakorruptuar dhe të painkriminuar.. Me të tilla “tralalala” do të vuajmë edhe më shumë në të ardhmen, por problemi është mëse i qartë. Hapja e negociatave me Be-në, pavarësisht se meritë e kujt është, është fitore për të gjithë shqiptarët, që edhe ata të bëhen qytetarë europianë, edhe ata të integrohen në familjen europiane që Europa, të mos na shoh me syrin e “ njerkës” siç na ka parë gjithmonë…