osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse prokuroria hesht për bashkëpuntorët?! Becheti ortakëri me njerëzit e gruas, aksioner vjehrri, vjehrra, kunatit dhe vidhte …gjithëçka

Përse prokuroria hesht për bashkëpuntorët?! Becheti ortakëri me njerëzit e gruas, aksioner vjehrri, vjehrra, kunatit dhe vidhte …gjithëçka

49-vjeçari italian, i martuar me 30-vjeçaren shqiptare. Vjollca Kamberi (vjehrra) 20% tek “Energji”. Hysni Kamberi (vjehrri) dhe Arvin Kamberi (kunati) pronarë te “Fuqi”. “Fuqi” 20% tek “Agonset”

Nga lidhja prej disa vitesh kanë edhe dy fëmijë. Vjehrri, vjehrra dhe kunati janë bashkortakë të 49-vjeçarit italian. Akuza po verifikon vendimmarrjet e familjes Kamberi
Biznesmeni italian, Françesko Beketi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzave të pastrimit të parave, falsifikimit të dokumenteve, apo mospagimit të taksave, ka lëvizur miliona euro në disa kompani, pronarët apo administratorët e të cilave kanë qenë njerëzit e besuar. Nëna e tij, Liliana Kondomiti, rezulton në krye të këtij rrethi vicioz, kompania e së cilës “Costruzioni Srl”, është aksionere kryesore e katër kompanive që janë bllokuar në Shqipëri. Megjithatë, në këtë rreth të ngritur nga 49-vjeçari italian prej shumë vitesh nuk mungojnë as bashkëpunëtorët e tij shqiptarë. Duke iu referuar burimeve nga Prokuroria e Tiranës rezulton se Beketi është martuar me shtetasen shqiptare Armela Kamberi (Beketi), 30-vjeçare. Nga lidhja prej disa vitesh kanë edhe dy fëmijë. Megjithatë, rezulton se Beketi ka bërë biznes, apo mund t’i ketë “përdorur” të afërmit e bashkëshortes për biznes, apo ortakëri.

Shoqëritë

1 “Energji” – Sipas ekstraktit të QKR-së, është formuar në vitin 2003. Ndër vite ka pasur ndryshime aksionerësh dhe aktualisht pronare të saj janë nëna dhe vjehrra e Françesko Beketit

2 “Fuqi” – Kjo shoqëri është formuar në vitin 2011. Ka si aksionerë Hysni dhe Arvin Kamberin, përkatësisht vjehrrin dhe kunatin e Françesko Beketit. Ka qenë nënkontraktore për ndërtimin e Kalivaçit

3 “Agonset” – Është themeluar në vitin 2012 dhe kryesisht merret me veprimtari radiotelevizive. Aksionere është nëna e Beketit me 40%, vjehrri dhe kunati me 20% dhe një shoqëri tjetër me 40%

4 “400 KV” – Në këtë shoqëri, aksionere kryesore është sërish nëna e Beketit, me 80%, ndërsa në “lojë” futet edhe Erjona Troplini, e cila ka 20% të aksioneve

Sipas burimeve të konfirmuara pranë Prokurorisë së Tiranës rezulton se disa nga të afërmit e bashkëshortes figurojnë pronarë apo aksionerë në disa shoqëri, të cilat kanë bërë punime për Kalivaçin, apo kanë kryer transaksione me njëra-tjetrën. Sipas aktakuzës zyrtare, deri më tani janë bllokuar shoqëritë “Agonset”, “Fuqi”, “Cable System” dhe “Energji” dhe “400 KV”. Po cilët janë aksionerët e këtyre firmave? Në krye, gjithmonë qëndron nëna e Beketit, Liliana Kondomiti. Ajo ka 80% në firmat “400 KV”, “Cable System” dhe “Energji”. Ndërkohë ka 40% në shoqërinë “Agonset”.

Krahas ortakërisë me nënën, apo me të besuarin e tij Mauro de Renzis, i cili është shpallur në kërkim, Beketi rezulton se ka futur në “lojë” edhe njerëzit e bashkëjetueses, apo nënës së dy fëmijëve të tij.

Mësohet se shtetasit Hysni dhe Arvin Kamberi, të cilët janë vjehrri dhe kunati i Beketit, zotërojnë 100% shoqërinë “Fuqi”. Kjo firmë është bllokuar nga prokuroria, pasi rezulton se ka bërë disa lëvizje të dyshimta parash, apo ka përfituar miliona të tjera, si nënkontraktore. Ndërkohë, firma “Fuqi” ka 20% aksione në shoqërinë “Agonset” (Agon Channel). Pra, aksionet kanë lëvizur nga dhëndëri, te vjehrri, kunati dhe në fund i kanë bashkuar, për të krijuar edhe televizionin. Megjithatë, akuza thotë se deri më tani ka verifikuar aksionet e njerëzve të gruas së Beketit, pa marrë ndonjë masë shtrënguese ndaj tyre. Hetimet e deritanishme nuk kanë krijuar bindjen te prokurorët se familja Kamberi mund të ketë bërë ndonjë shkelje të mundshme ligjore, çka do të bëhej shkak për nisjen e procedimit penal ndaj tyre. Por, duke qenë në rrethin vicioz të krijuar nga Beketi, akuza ka krijuar një skemë, sesi kanë lëvizur aksionet. Për t’u verifikuar mbetet fakti nëse kjo familje ka përfituar apo jo nga paratë që janë xhiruar, apo të ketë bërë pastrim parash.

Vjehrra dhe nëna bashkëpunëtore
Ndërkohë, krahas vjehrrit dhe kunatit të Beketit, që kishin në pronësi “Fuqi” dhe 20% të “Agonset”, edhe vjehrra e tij, Vjollca Kamberi, figuron aksionere e shoqërisë “Energji”, një nga kompanitë më të fuqishme. Pra, në këtë shoqëri, Beketi ka futur aksionerë nënën (Liliana Kondomiti 80%) dhe vjehrrën (Vjollca Kamberi 20%). Sipas prokurorisë, shoqëria e nënës dhe vjehrrës kanë kryer punime për hidrocentralin e Kalivaçit, mbi lumin Vjosë. Objekti i kësaj shoqërie është financim, ndërtim dhe drejtim impiantesh elektrike, aktivitet në fushën e energjisë etj. Administrator është Mauro de Renzis, një nga njerëzit më të besuar të Beketit. Ka dy seli, njëra në Tiranë dhe tjetra në Komunën Krahës në Tepelenë. Akuza thotë se kjo shoqëri ka fryrë artificialisht vlerën e punimeve për ndërtimin e hidrocentralit, duke ia shitur KGE-së, madje në disa raste është rritur deri në 23 herë. Prokuroria thotë se do të verifikojë edhe më tej rolin e kësaj kompanie, megjithëse shtetasja Vjollca Kamberi është futur aksionere në këtë shoqëri në janar 2014, atëherë kur mund të kishin përfunduar punimet, apo prokuroria të niste hetimet. Përfundimi ishte se këto kompani vidhnin me rimbursim tvsh dhe merrnin miliona për punime të pakryera. Dëmi qindra milion euro ndërsa Bechheti person i shpallur në kërkim, padit shtetin shqiptarë se i ka prishur tenderin e riciklimit të mbetjeve e ku një organizat arbitrazhi i kërkon qeverisë 170 milion euro për prishjen e kesaj kontrate. Qesharake veprimet e tyre dhe absurd vendimi i ketij arbitrazhi duke ndërhyrë në ligjet antimafia të shtetit shqiptare dhe duke vendosur thjesht mbi anën teknike të ligjit të koncesioneve për të dëmëshpërblyer një person që i ka shkaktuar shtetit shqiptarë një dëm miliona eurosh dhe ësht♪7 në kërkim ndërkombëtarë.