osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?

Përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?

Sali Berisha shqetësohet vetëm kur bashkëpunëtorët e kuptojnë se ai nuk ka më fuqi, as t’i mbrojë ata, as të sulmojë armiqtë e tyre.

Mero Baze

Sali Berisha ka reaguar ndaj skualifikimit të një gjyqtari nga Komisioni I Vettingut, duke përshkruar me hollësi një nga arsyet që e ka djegur gjyqtarin dhe duke shpjeguar detaje nga problemi që ai ka pasur me përfaqësimin si avokat në Strasburg, për një pronë të Familjes.

Ka aq shumë detaje në shpjegimin e Sali Berishës, dhe aq shumë informacion për hallin e atij gjyqtari në postimin e Berishës, sa dhe nëse do ta kishte i biri atë hall, ai nuk do ishte aq i informuar.

Kjo përfshirja kaq e detajuar e tij në hallet e gjyqtarëve që po largon Vettingu nga një anë, dhe sulmi ndaj një gjyqtari që ka kaluar Vettingun, si Ardian Dvorani, nga ana tjetër, me të cilin është në “gjak” pasi ka humbur vëllain në biznesin e djalit të tij, janë dy elementë të mjaftueshëm për të kuptuar se procesi i Vettingut, është ndëshkimi më historik që Sali Berisha ka marrë ndonjëherë në raport me pushtetin në drejtësi.

Pa dashur të prek fatin e gjyqtarëve që skualifikohen, apo atyre që “mbijetojnë”, është e qartë se e gjithçka çfarë po ndodh po përjetohet aq rëndë nga Sali Berisha, sa tanimë më shumë dëm gjyqtarëve të skualifikuar u bën reagimi i Berishës, se dosja e Vettingut.

Po përse po e çmend Vettingu Sali Berishën?

Sali Berisha nuk ka ndjeshëmri personale për dikë që mund ta ketë mik apo bashkëpuntor të tij. Sali Berisha ka vetëm ndjeshmëri politike në raport me pushtetin e tij mbi të tjerët. Ai nuk shqetësohet pse Metalla, Thanza apo ndonjë tjetër dalin nga sistemi. As mërzitet se ndonjë si Dvorani mbijeton edhe pse e ka “hasëm” të djalit, se i ka vrarë vëllain.

Sali Berisha shqetësohet vetëm kur bashkëpunëtorët e kuptojnë se ai nuk ka më fuqi, as t’i mbrojë ata, as të sulmojë armiqtë e tyre.

Në këtë rast Sali Berisha po çmendet pikërisht për këtë shkak. Hollësitë që ai përshkruan nga dosjet e gjyqtarëve që po skualifikohen duket qartë që janë ankesa të tyre pranë Berishës dhe detaje të shpjeguara prej tyre, të cilat ai i bën publike se po plas që nuk i zgjidh dot.

Pafuqia që ai rrezaton para tyre është një ndëshkim i madh për të, është një poshtërim dhe zhbërje e pushtetit që ai ka mbi ata. Duke e parë si njeri të pafuqishëm ata thjeshtë kërkojnë dikë tjetër dhe kjo është arsyeja që e çmend Sali Berishën.

E njëjta gjë është dhe me sulmet ndaj gjyqtarit Dvorani. Ai e kishte gjithë pushtetin kur Dvorani ishte gjyqtar ndërkohë që i biri ja kish bërë gjëmën vëllait të tij. Por nuk shqetësohej prej tij. Nuk mërzitej pse Dvorani ishte në Gjykatë të Lartë dhe votonte rregullisht kundër dëshirave politike të Sali Berishës. Nuk i prishte punë se ishte gjithnjë pakicë.

Sot, kur atij po i ikin ushtarët nga sistemi, dhe hasmi po i mbijeton, ai është dyfish i trishtuar dhe ulëret kundër tij, jo thjesht se e ka hasëm dhe është në “gjak” me Dvoranin si familje, por se duket i pafuqishëm kundër hasmit të vet, ashtu siç duket i pafuqishëm, për të mbrojtur ushtarët e vet.

Është pafuqia mbi drejtësinë të cilën Vettingu po ja shfaq përditë në publik, ajo që po e bën të sillet si i çmendur dhe të mallkojë gjithë ditën Vettingun. Nuk ka të bëjë me emrat që e pësojnë apo shpëtojnë, por me fatin e tij. Përditë e më shumë ata që i kishte ushtarë dhe ata që i kishte kundërshtarë po e kuptojnë se atë nuk e pyet më njeri. Kaq mjafton të çmendet!. Siç po çmendet!