osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Përse nuk e qasën Lulzim Bashën?

Përse nuk e qasën Lulzim Bashën?

Basha nuk kishte guximin të shkonte dhe, duke e ditur këtë, u përpoq të fshihej pas protestës së Astirit, pas zërave studentorë në studio që vrapuan të thërrasin cilin student bërtet më shumë e tregohet më arrogant, u kapën pas çdo vuajtjeje njerëzore, nxorën blloqet, i kanë merak blloqet, dhe bënë llogaritë se sa harxhon një student në Tiranë, sikur shteti duhet t’u paguajë atyre edhe ushqimin, edhe kafenë, edhe gjumin, edhe udhëtimin…, por vetë nuk u qas askund.

Shkruan Bedri Islami

Protesta shumëditëshe studentore ishte mbyllja më e papritur e vitit, por edhe cunami i beftë që ngriti në alarm gjithë klasën politike shqiptare.

E veçanta e kësaj lëvizjeje nuk ishte në kërkesat e saj, pasi ato ngjanin me kërkesa të njëjta në shumë protesta studentore kudo në botë. Më shumë se gjithçka tjetër, edhe pse ishte një cunam me një thelb politik, ajo nuk e pranoi politikën brenda vetes. Shkoi edhe më tej se një refuzim i heshtur, e leçiti atë, duke ia djegur edhe flamurët partiakë.

Liderët e politikës shqiptare, të stazhionuar tash 28 vite, befas, u gjendën jashtë rrjedhës, ata ishin memecët që mundoheshin të frynin apo të shfrynin nga jashtë protestën, por që kurrë, megjithë të deleguarit e tyre, nuk u bënë , jo vetëm liderë, por as pjesëz të saj, duke shkuar drejt statusit të të padëshiruarit.

Është e kuptueshme se protesta nuk do të mund të bënte lider, apo pjesë të saj, shumicën qeverisëse, aq më pak Edi Ramën, shefin e qeverisë, pasi ata ishin ngritur pikërisht kundër praktikave dhe tarifave qeverisëse, për të shkuar më tej, në abrogimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Por jashtë saj u mbajt edhe opozita, çka nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe, si mendoj, rrallë herë do të ndodhë paskëtaj. Opozita u gjend në rolin e vëzhguesit dhe prania e saj e mbuluar shihej e trajtohej si një prishje e rendit të gjërave, për të shkuar më tej, në shprishjen e vizionit që kishin drejtuesit gjysmë anonimë të lëvizjes studentore.

Mbi të gjitha, lideri i opozitës kryesore, Basha, një ish student, ende i ri në moshë dhe që në gjithë këto vite është përpjekur të paraqitej si një politikan trendy, i gjeti të gjitha dyert e mbyllura.

Nëse Edi Rama, megjithë peshën që bartte mbi vete, gjeti mundësinë, edhe sikur t’i kishte zgjedhur një nga një me dorën e tij studentët, dhe u ballafaqua; herë suksesshëm dhe herë në një zgjatje të panevojshme të fjalës së tij, Basha, edhe pse donte, as nuk guxoi e as nuk provoi, qoftë edhe me forumin e tij demokratikas, të bënte një takim të vetëm, të shihej diku, të ishte dikush, të jepte një zë apo të dëgjohej nga dikush.

Opozita dhe Basha, si njeriu i saj, duartrokitën sa mundën dhe amplifikuan sa deshën edhe përplasjet Rama – studentë; ngritën në qiell një vajzë nga Vlora që i tha shefit të qeverisë me arrogancën e njeriut të llastuar, “ po, ose jo”, apo të dikujt që kërkoi llogarinë e tij të porositur se nga e bëri lideri qeverisës banesën e tij në një fshat afër Tiranës; të një tjetri që, i deleguar nga “Zgjimi”, ishte ende në gjumin e parë të liderit të tij; ama, vetë fakti i madh që, ishin lënë jashtë dere, si të thuash, ishin lënë nën shiun marroq të politikës, kjo që ishte më e rënda, dhe që ndodhte për herë të parë në këtë vend të trazuar nga politika e mbrapshtë, heshtej.

Basha nuk kishte guximin të shkonte dhe, duke e ditur këtë, u përpoq të fshihej pas protestës së Astirit, pas zërave studentorë në studio që vrapuan të thërrasin cilin student bërtet më shumë e tregohet më arrogant, u kapën pas çdo vuajtjeje njerëzore, nxorën blloqet, i kanë merak blloqet, dhe bënë llogaritë se sa harxhon një student në Tiranë, sikur shteti duhet t’u paguajë atyre edhe ushqimin, edhe kafenë, edhe gjumin, edhe udhëtimin…, por vetë nuk u qas askund.

Të humbësh besimin, edhe kur je në opozitë, do të thotë se ke humbur gjithçka nga e ardhmja e politikës. Basha është një njeri i politikës, ndaj të cilit ka humbur besimi edhe i njerëzve pranë tij, e jo më i studentëve.

Ka disa arsye për këtë.

Disa pak vite më parë, kur Basha sapo kishte nisur rrugën e liderit të emëruar nga familja e tij politike, deklaroi se, që në moshën 31 vjeçare, pasuria e tij ishte 1 milionë euro. Dhe se kjo pasuri ishte vënë para se të futej në politikë dhe të ishte pjesë e saj.

Që pasuria e sotme e Bashës është shumë herë më tepër se 1 milionë euro, kjo është e ditur. Ajo është mbi dhjetëfishuar.

Studentët në rrugë dolën për një jetë më se të zakonshme, të përballueshme, aq sa mund të bëjnë vetë dhe sa mund të kenë ndihmën e prindërve të tyre.

Basha, studenti holandez, nuk ishte shembulli i këtyre që mezi ndiqnin studimet në Tiranë.

Studentët kishin dhe kanë moton e tyre fundin e korrupsionit në arsim, në jetën e tyre dhe në jetën e vendit.

A ishte Basha shembulli që mund t’i frymëzonte ato? Ishte e kundërta.

Në intervistën e tij të para disa kohëve, Basha, nën ditirambin e vetvetes, nuk bëri asnjë arsyetim se si është bërë djali 31 vjeçar, kaq ishte asaj kohe kur u bë pjesë e politikës, në janar të vitit 2005, milioner, kur në të gjithë jetën e tij ai kishte vetëm 5 vite punë të rregullt, pa llogaritur këtu atë që mund të ketë fituar kur ka qenë përkohësisht kamerier në Rinas.

Ndoshta liderin, ish student e kamerier në Rinas, protesta mund ta pranonte, por milionierin e panjohur, që kishte studiuar jashtë shtetit, me paratë e VEFA-s apo të donatorëve të panjohur e të “të mallkuarit” Soros, e kishin të vështirë ta bënin shok rruge.

Por le t’i marrim gjërat gjakftohtësisht.

Lulëzim Basha deri në fundin e vitit 1999 ishte në Holandë, ku vazhdonte studimet në njërin nga universitetet e njohura të tij, ashtu si ka ndodhur edhe me shumë të tjerë. Përralla e tij e afishuar në jetëshkrimin privat se, kur ishte student ka punuar si këshilltar juridik, në firmat private holandeze, është kaq e pa bukë dhe njëkohësisht kaq e thurur keq, sa që nuk mund të bënte përmes këtyre “këshillave” as një dhjetëshe nga milioni i parë që ka deklaruar.

Jo pak studentët protestues e zënë kohën e tyre në një punë dytësore, por, gjithnjë sipas kushteve, ligjeve dhe mundësive, përmes shpërblimit që marrin mund të mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të mbijetesës së tyre. Vetëm nëse kanë pasur ndonjë shtytje nga ndonjë kompani piramidale në Shqipëri, si Vefa Holding, me të cilën ishin të lidhur familjarisht çifti Basha, atëherë mund të arsyetohet se “këshilla” juridike e tij, ka qenë e vyer.

Basha si lider i një lëvizjeje politike, në fakt është në të njëjtën kohë edhe lideri i kauzave të humbura. Asnjë student nuk do që kauza e tyre, aq shumë kohë e pritur dhe që ka grumbulluar aq shumë rreth vetes, të jetë një çështje e humbur.

Në të gjithë përpjekjet e tij , Basha ka humbur. Deri sa ka shkuar në humbjen fatale të tij, si edhe pritej, në vitin e shkuar, kur grupi i tij parlamentar, u rrudh aq shumë, sa edhe viti i dikurshëm 1997, kishte qenë më i begatë.

Atëherë çfarë motivi do të kishin studentët të bëheshin palë me një humbës të përsëritur?

Basha është lideri i kauzave të braktisura. Ai, si është dëshmuar deri tani, e braktis kauzën e promovuar pikërisht në çastin kur mendon se ka përfituar nga ajo maksimumin e ofertës së tij financiare.

Muaj me radhë, në një çadër në mesin e Bulevardit ai predikoi dy herë në ditë “republikën e re”, ndërsa përkrahësit e tij hanin bukë e qofte. Nga Çadra, si ide dhe si praktikë, mbeti pas vetëm marrëveshja e tij e natës me Edi Ramën, pas së cilës ai mori disa poste ministrore, disa drejtori parash dhe, kaq.

Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja që studentët, jo pak herë, në duar mbanin parulla drejtuar Ramës, ku citohej Basha. “ ne nuk jemi Lulzim Basha” , shkruhej në to.

Basha është njeriu që e shet kauzën e tij, dhe, këtë e bën pa iu dridhur as qerpiku. Studentët nuk mund të donin një lider, sado vocërrak të ishte, që bëhej me to, për të shitur kauzën e tyre.

Në zgjedhjet e vitit 2017, për herë të parë, opozita dërgoi listën e deputetëve në disa faza, në disa ditë. Biznesmenët u vendosën në lista sipas pagesës. Ajo që saktësohej në listën e ditës së parë, ndryshohej të nesërmen, sipas zyrës kunatore, ku ishte edhe familja e shefit. Kaq hapur u bë kjo, sa që njëri ndër figurat e njohura pëdëiste, Genc Ruli, shpërtheu, duke u ashpërsuar, se, duheshin nxjerrë jashtë, me shqelma, kunati dhe gruaja e Bashës, që e kishin katandisur partinë në një biznes familjar.

Studentët mbyllën dyert për Bashën, sepse nuk donin të shitej për një biznes familjar protesta e tyre.

Së fundi, do të ishte e pamundur që një lëvizje rinore, që aspiron në lartësinë e saj, tek idealistët që janë promotorë, që një lider, i cili të vret për postin e tij, të bëhet fytyra e paqes.

“Ai tjetri të vriste, i tha një student Edi Ramës, ndërsa ti na vrave shpresën”.

Me atë “tjetrin” që të vriste, ishte edhe Basha. Po aq i trembur sa “tjetri”, por po aq vrastar. Studentët e dinë se nuk mund të jenë të tepërt dhe as nuk duan të bëjnë pjesë një lider që, një ditë të ardhshme, mund të përsërisë një 21 janar tjetër.

Në fund të fundit edhe ata e dinë se Basha është lideri që, duke u kujdesur për milionat e tij, të mashtron dhe të gënjen edhe kur e pyet se sa është ora.

Mes tij, si njeri, si lider politik dhe si pasqyrë e kapjes së partisë nga familja, në njërën anë dhe, studentëve, në anën tjetër, nuk kishte asnjë pikë takimi.

Ndaj , edhe nuk guxoi të shkonte, atje ku e dinte se nuk e qasnin.

Dhe, kur nuk të qasin edhe të revoltuarit, më së paku do të thotë se je i pabesueshëm ,edhe pse je shefi i opozitës.