osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Përse na duhet patriotizmi?!

Përse na duhet patriotizmi?!

Nuk jemi më të këqinj se bota. Nuk di pse s’duan që të bëhet ky vend. Patriotizmi ynë është i bukur dhe s’i bën dëm askujt. Të rinjtë në foto janë kthyer për të parë rrënjët.

Kombësia është identitet. Aty është edhe një copëz e mirë e personalitetit. Kemi plot gjëra me të cilat mund të krenohemi përveç qeverive, sigurisht.

Shkruan Adrian Sulo

Personat në foto nuk janë shtetas shqiptarë. Janë shtetas turq me banim në Londër. Kombësia e tyre është shqiptare. Kanë fluturuar nga Londra për në Tiranë. Sigurisht për qëllime kreacioni, por jo vetëm besoj. Kanë ardhur të vizitojnë vendin nga kanë rrënjët. Kanë ardhur të shohin vendin e paraardhësve të tyre. Duken të lumtur dhe nuk besoj se është vetëm magjia që të fal qendra e Tiranës.

Jetojmë në epokën e globalizmit. Kufijtë duket se janë vetëm imagjinarë. Flukset e banorëve lëvizin në të katër anët e botës dhe ndoshta kjo do ta ndryshojë disi strukturën nacionale. Ndoshta do ta zbehë fare ose ndoshta nesër fjala shtet e komb do të njësohen.
Më të kërcënuara do të jenë kombet e vogla si i yni. Një kinez do të vazhdojë të quhet kinez, një gjerman apo francez kurrsesi nuk do donin ta humbnin identitetin…po ne?

Me shumë gjasa keq qeverisja na e ka zbehur dashurinë për truallin. Më shumë e duan Shqipërinë ata që kanë ikur qindra vjet më parë sesa ne.

Askund më shumë se ky vend nuk ka pasur hemorragji njerëzore. Nuk besoj se ka komb tjetër që jashtë vendit ka 5- fishin e popullsisë zyrtare. Trendi duket ogurzi. Çdo vit largohen nga ky vend 40-50 mijë banorë. Ndoshta një ditë asnjë Shqiptar nuk do të jetojë këtu.

Po ndërsa shumica e shqiptarëve duan të ikin të tjerë duan të marrin nënshtetësinë dhe Shteti Shqiptar nuk ua jep edhe pse vërtetojnë me dokumenta kombësinë shqiptare.

Ndoshta qeveria ka përcaktuar kuota pranimi dhe prioritet janë trafikantët, terroristët, afganë e sirianë e ku ta di unë se çfarë. Ndoshta është koha t’ju lutemi të marrin shtetësinë Shqiptare.

Nuk jemi më të këqinj se bota. Nuk di pse s’duan që të bëhet ky vend. Patriotizmi ynë është i bukur dhe s’i bën dëm askujt. Të rinjtë në foto janë kthyer për të parë rrënjët. Kombësia është identitet. Aty është edhe një copëz e mirë e personalitetit. Kemi plot gjëra me të cilat mund të krenohemi përveç qeverive, sigurisht.

Po a nuk jemi ne që tërheqim për xheke një shok për ta qerasur? A nuk jemi ne që vargosemi për në mort kur një i njohur ndahet nga jeta. A nuk jemi ne që pastrojmë shtëpinë para se të vijë pastruesja. A nuk jemi ne që copëtohemi se kush do paguajë tavolinën.

A nuk jemi ne që kemi shtrënguar rripin dikur dhe mikut ja kemi mbushur tavolinën. Ne jemi që ta zgjasim cigaren edhe pa të njohur nëse je pranë. Ne jemi që i japim ndihmën kujdo që shohim se ka nevojë. Jemi të mirë më besoni. Vlerat nuk maten me para.

Jemi një komb dhe edhe nëse nuk jemi një racë jemi një bashkësi vlerash të trashëguara historikisht. Kemi një gjuhë melodioze apo jo. Kemi një flamur të dizenjuar bukur dhe një himn që të mbush. Ti ruajmë se na duhen. Të parët kanë derdhur gjak per to.

Kombësia është vetëdije. Mund të jetosh edhe pa ndjesi nacionale, por besoj që ndihesh i pa plotë. Njeriu duhet të dijë nga vjen për të parë destinacionin ku do shkojë. Ja simbolikisht edhe këta të rinj më shumë se në kërkim të nje destinacioni turistik janë në kërkim të kombit të munguar.

Shënim :Nuk e kuptoj se përse Shteti Shqiptar nuk ju jep nënshtetësinë qytetarëve me kombësi shqiptare. Në fund të fundit shteti vetëm të mira do të kishte prej tyre. Ndoshta më vonë ata do mësonin të viheshin në resht si ne e të duartrokisnin qeveritarët tanë hora.

Se di pse jo….ndoshta qytetaret e botës së tretë që po ju japim nënshtetësinë janë më të përshtatshëm për qeveritë tona.