Sot mediat publikuan një lajm gjoja të rëndësishëm, por në fakt pa asnjë rëndësi dhe vlerë. Koncensionari i rrugës Kashar-Thuman, Bashkim Ulaj, pasi testoi prej katër muajësh numërin e mjeteve që qarkullonin në rrugën e ndërtuar nga ai me parat e tij dhe me një kredi të marrë nga bankat ku garant është shteti shqiptarë, për shlyerjen nga koncensionari, më në fund vendosi tarifën e llogaritur, e cila përveç se do nxjerri shpenzimet, do nxjeri dhe fitimet për kompaninë Gener 2.
Por, pas publikimit te tarifave tufat e injorantëve dhe lehsave anti zhvillim me në krye Sali Berishën dhe langojtë tij kanë marrë revansh, për ta nxirë këtë investim të nivelit europian të kësaj kompanie dhe preja e tyre është Edi Rama, që duhet të lëvdrohet për këtë marveshje fitimprurse për qytetarët shqiptarë.
Sot, Berish dhe pasuesit e tij flisnin për miliona të shpenzuara nga taksa paguesit, kur në fakt taksapaguesit shqiptarë kanë paguar zero lek.
“Vendosja e një takse prej 4.2 euro vajtje-ardhje për 20 kilometra rrugë të ndërtuara është akt urrejtje kombëtare, është diskriminim antikushtetues pasi taksa e tillë e ngjashme nuk ekziston në autostradat e tjera të kategorisë A që shtrihen nga Vlora në Fier, nga Elbasani në Tiranë, etj.
Pra, pretendimi se është kategori A, është një mashtrim i turpshëm i Lubi Ballukut dhe Edi Ramës sepse nuk ka asnjë lidhje. Kategori A është rruga nga fillimi i bajpasit të Fierit gjer në Vlorë, nga Farka gjer në Elbasan dhe nuk ka asnjë taksë për këta banorë që kanë pothuaj dyfishin e të ardhurave krahasuar me banorët e Kukësit, Tropojës, Hasit, Pukës dhe zonave të tjera thotë Berisha, duke bërë të paditurin se ky investim është koncension, i pari në llojin e tij nga një kompani shqiptare dhe jo PPP.
Ndryshe nga PPP, shumica e të cilave kanë ngecur në “të panjohurat” që kanë dalë rrugëve, për shkak se në finale është qeveria që garanton financimin e tyre në kohë, koncesioni është një standard i efektivitetit të një kompanie, pasi bankat nuk t’i japin kredi aq lehtë nëse nuk plotësohen disa standarte.
Tek ky koncesion qeveria është vetëm garantuese tek bankat për një nivel të ulët të trafikut për arsye madhore, çka nuk ka për të ndodhur kurë. Ndaj u bë dhe testimi disa mujor, për të llogaritur çmimin për llojin e mjetit me sasin e mjeteve që qarkullojnë në muaj në këtë autostradë.
Për këtë arsye sot, qeveria më shumë se sa duhet të lavdërohet për punën shumë cilësore të kompanisë, ka të drejtë të krenohet që ka prodhuar një treg të lirë në industrinë e ndërtimit të rrugëve por në fakt po ndodh e kundërta.
Injoranca dhe maskarenjte antizhvillim kanë vënë kujën se po grabiten…sepse po paguajn kalimin në autostradë, pa e ditur se autostrada nuk është e tyre, por ka zot ndërtuesin dhe financuesin, kompaninë GENER 2, e cila e ka financuar dhe do e mirëmbajë dhe shfrytëzoi për 35 vjet, deri kur shpenzimet dhe fitimet e saj të realizohen, duke shlyer edhe pjesën e kredisë bankare.
Por lehsit me në krye Berishën bëjnë sikur nuk e dinë dhe po akuzojnë shtetin se po na grabiska qytetarët dhe as një fjalë për koncensionarin Bashkim Ulaj, i cili në këtë situat duhet të prononcohet publikisht, për të mos qenë i dyshuar sikur është palë me lehsit anti Rama.
Ndërsa të mërziturit për taksën me në krye Saliun e kanë zgjidhjen. nga Kamza drejtë Fushë Krujës dhe në Thuman, rruga pa pagesë nuk është prishur, është aty ku ka qenë prej shumë vitesh. /Ekskluzive.al