Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, do të largohej nga Tirana, pas vendimit të mbretit Zog, për shtetëzimin e arsimit, më 18 korrik të vitit 1932.
Kjo ishte një masë nga ana e mbretit, për të parandaluar përpjekjet italiane në shtrirjen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.
Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921, me fonde nga Kryqi i Kuq amerikan.
Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dë buar nga qeveria komuniste, si person i padëshiruar, në vitin 1946.
Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990, në Tiranë u krijua Fondacioni “Harry Fultz” për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj. komunitar./Konica/