Juristi i arsimuar te Kristali dhe i bërë gazetar nga miku i familjes Berisha, Xhaxha Maxhuni, Çim Peka thotë se i ka thënë një i njohur nga Maqedonia e Veriut, se kishte dëgjuar në një kafene në Ohër, se Edi Rama, Dritan Abazoviçi dhe Ali Ahmeti, ishin betuar të rrëzonin Albin Kurtin nga pushteti.
“A po blen Rama dhe Veliaj kundershtare per Albinin nga Kosova?
Nuk mund te them asnje fjale nese duhej apo jo Prishtina ti dhuronte 17 hektar Dukagjinit per festivalin e Duas, por di shume mire qe Veliaj nuk po e fton per festivalin por eshte ne kerkim te kundershtareve potencial ndaj Albinit qe Rama te krijoje nje front kunder tij.
Shikoni sa politikane kosovare qe deri dje ishin ne lufte gjyqesore me Ramen, kane zbarkuar tashme ne zyrat e Rames e Veliaj, pse jo edhe si biznesmene, mjafton qe te rrjeshtohen me Ramen (qe do te ndante Kosoven sipas tyre) kunder “armikut” te perbashket ne krye te qeverise se Kosoves.
Ne 2013 Rama erdhi ne pushtet me koalicionin e “Qelbesirave”. E thene nga vete ai.
Sot po nderton koalicionin dhe po therret:
“Hajdute te te gjitha trojeve “ bashkohemi kunder Kurtit!
Nje koleg nga MV mu perbetua se ne kafenene e Ohrit, treshja Rama-Abazovic-Ahmeti kishin rene dakort te rrezonin Kurtin. Vetem se nuk kane llogaritur qe Putin mund tu rrezohet me shpejt nga pushteti…”, shkruan Peka.
Tani ok Rama, po Abazoviçi me Ali Ahmetin nuk kuptohet se çfarë inati kanë me Albin Kurtin thotë agjenti Pim Çeku, se Albinin Rama as që e ka në ndonjë listë dhe as pas liste. Por kaq kupton me nivelin intelektual që ka i shkreti Pim, që se kupton se Albini i intereson shtetit dhe shqiptarëve të Shqipërisë aq sa i intereson një qytetari ta ndërroj makinën me një gomar./Ekskluzive.al