osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Përplasje për pazaret e drogës, si shefi i krimeve të rënda dhe dy të tjerë po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani

Përplasje për pazaret e drogës, si shefi i krimeve të rënda dhe dy të tjerë po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i SPAK ku janë lëshuar 11 urdhër arreste për anëtarët e dyshuar të një grupi kriminal pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY Ecc ku janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Shefi i Krimeve të Rënda, Dedan Gjoni në bashkëpunim me personazhin e njohur të krimit në Kukës, Bujar Gërmizi (Ajeti) dhe shtetasin Besmir Mustafi, po planifikonin vrasjen e dy vëllezërve në Britani.

Raportohet se shkak është përplasja për trafikun e drogës dhe se ky operacion i SPAK po zhvillohet paralelisht edhe në Spanjë për kapjen e autorëve të dyshuar të grupit kriminal.

“Bujar Gërmizi (Ajeti) në ’99 është dyshuar për grabitje të bankave me armë. Nga aplikacioni SKY rezulton se në bashkëpunim me Dedan Gjonin, shefi i krimeve të rënda të komisariatit nr.6 dhe Besmir Mustafi, po krijonte kushte dhe po planifikonte për të vrarë dy vëllezër në Britani, për shkak të përplasjeve për trafikun e drogës.

Është shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervin Mata, i cili dyshohet për trafik narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ervin Mata është personazh i njohur i botës së krimit. Operacioni po zhvillohet paralelisht Shqipëri dhe në Spanjë për të arrestuar persona të tjerë.

Dedan Gjoni akuzohet se jepte informacion dhe po planifikonte vrasjen e dy vëllezërve së bashku me Bujar Gërmizin dhe Besmir Mustafin. Nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash është arrestuar edhe Erezen Breçani”